Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Debate të ashpra në Greqi për rrugën me Shqipërinë

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Debate të ashpra në Greqi për rrugën me Shqipërinë

Rishikimi i projektit të vijimit të autostradës Joniane drejt pikës kufitare të Kakavijës nga Ministria greke e Infrastrukturës po ngjall debate të ashpra në rajonin verior grek të Janinës, fqinj me Shqipërinë.

Bashkitë e rajonit verior grek, por edhe grupe të biznesit dhe shoqata turistike po kundërshtojnë fort planet e qeverisë së re të Kryeministrit Mitsotakis ku parashikohet ndryshimi i projektit dhe shkurtimi i buxhetit.

Debatet nisën pas një seance në Parlamentin grek ku njëri nga deputetët e Janinës kërkoi që autoritetet e Ministrisë greke të Infrastrukturës të shpjegonin vonesën për fillimin e projektit rrugor që ishte gati që në vitin 2013.

Por Ministria u përgjigj se po rishikonte projektin dhe shkurtimin e buxhetit duke parashikuar një rrugë kombëtare dhe jo autostradë në drejtim të Kakavijës.

Kryetari i Bashkisë së Janinës dhe 4 bashkive kufitare me Shqipërinë, Prefekti i rajonit, disa shoqata rajonale që lidhin aktivitetin me turizmin dhe biznesin i kanë kërkuar qeverisë greke me tone të forta në deklarata publike që projekti të zbatohet siç është parashikuar.

Ndryshimi i projektit që lidh Rrugën Joniane me Kakavijën, sipas tyre, do të cenonte zhvillimin e rajonit.

Autostrada Joniane është ndërprerë në periferi të Janinës dhe segmenti që duhet ta lidhte me Kakavijën në kufi me Shqipërinë, rreth 90 kilometra e bën atë pjesë të boshtit të rrugës joniane të Ballkanit perëndimor.

Ky bosht rrugor fillon nga Trieste, në Itali, përshkon Slloveninë, Kroacinë Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe arrin deri në Pikën kufitare të Kakavijës në kufi me Greqinë, shkruan “Voa”.

Shqetësimit të qeverive vendore fqinje me Shqipërinë iu bashkuan edhe drejtuesit vendorë në Gjirokastër dhe organizmat e biznesit.

Kryetarja e Qarkut të Gjirokastrës Lindita Rova i tha Zërit të Amerikës se “do të ndanin vullnetin e përbashkët me Qarkun e Janinës për nxitjen e fillimit të projektit të superstradës”.

Ndërsa Kryetari i Dhomë së Tregtisë së Gjirokastrës Maksi Hoxha tha se “infrastruktura rrugore është mjaft e rëndësishme për shkëmbimet mes dy rajoneve”.

“Sapo firmosëm edhe një marrëveshje me Dhomën e Tregtisë së Janinës për paketa të përbashkëta turistike dhe një bashkëpunim të gjerë rajonal”, tha Hoxha.

Tags: debateGreqirrugeshqiperi

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Basha kujton Rugovën: Ja cili është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë

Basha kujton Rugovën: Ja cili është nderimi më i madh që mund t'i bëjmë

Mustafa i vendos ultimatum Albin Kurtit

Mustafa i vendos ultimatum Albin Kurtit

Tiranë/ Plagosen dy persona

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kamionçina përplaset me motorin







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com