Një tjetër aksident është shënuar pasditen e sotme në vend.
Pas atij në Rrogozhinë ku humbi jetën një person, një tjetër përplasje është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Labinot Fushë, teksa një kamionçinë është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e kësaj përplasjeje mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij. Këta të fundit u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.