Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“SPAK, gijotina që do i marrë kokat”/ Shabani: Qeveria dhe opozita ndanë pazaret

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“SPAK, gijotina që do i marrë kokat”/ Shabani: Qeveria dhe opozita ndanë pazaret

Nga Anxhela Ferra

Për herë të parë, pas afro një viti përçarjesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, në 14 janar përfaqësues të tyre u takuan në një tryezë të përbashkët. Kështu, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari u bashkuan për të diskutuar mbi reformën zgjedhore.

Një takim i cili sipas aktivistit Endrit Shabani është sa qesharak, aq edhe bosh.  Në një intervistë për Tirana Today, ai shton se partitë nuk duken se kanë qëllim gjetjen e një zgjidhje, por janë takuar për të ndarë pazaret politike.

 “Unë nuk jam kundër bashkëpunimit apo diskutimeve politike. Vetëm se është shumë qesharak i gjithë cikli. Gjithë ato përbetimet që këta janë armiq, që gjithë situata këtu do të zgjidhet me revolucion, qeveria do të bjerë javës që vjen. Dhe në fund fare ulen prapë aty ku ishin, sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ato ulen bashkë, diskutojnë dhe pyetja është se për çfarë. Frika ime është se po ulen bashkë për të ndarë pazaret politike. Dhe i trajtojnë njerëzit sikur t’i kishin skllevër, që i përdorin për luftrat e tyre politike. Mënyra si po sillet opozita sot, tregon që mënyra që ndoqi muaj më parë ishte rrugë qorre. Koston e të cilës nuk e paguan kryetari që merr vendimet. Por e paguajnë anëtarët e partisë dhe qytetarët.

Ne kemi parë zgjedhje me një palë që është diçka që nuk duhet të ndodhë në demokraci. Dhe nga ana tjetër jemi në një situatë ku unë nuk e kuptoj pozicionin e opozitës. Sepse opozita refuzoi të futej në zgjedhje, me disa pretendime se ato mund të manipuloheshin nga qeveria. Për të cilat kemi parë prova të mjaftueshme, që tregojnë se janë manipuluar zgjedhjet në 2017-ën. Problemi është që unë nuk e shoh që janë krijuar këto garanci. Le të themi që ka zgjedhje të parakohshme nesër. A ka opozita garanci të cilat nuk i kishte në zgjedhjet e kaluara?! Unë nuk besoj që i ka. Pra, nga kjo pikëpamje unë nuk besoj se zgjedhjet e parakohshme do ta zgjidhnin këtë problem. Çfarë garancie ka opozita sot, që mazhoranca nuk do t’i vjedhë zgjedhjet?!”

Në fillim të muajit janar, Shabani në bashkëpunim me Nismën “Thurje” propozuan projektligjin, të firmosur nga 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nga ai rajonal proporcional me lista të mbyllura , në kombëtar proporcional me lista të hapura. Ndërkohë, ditën e sotme është bërë edhe depozitimi zyrtar në Kuvendin e Shqipërisë. Analisti thotë për Tirana Today se për këtë projektligj i kanë dhënë mbështetjen edhe deputetë nga mazhoranca.

“Unë besoj që i ka ardhur fundi klasës politike shqiptare. Këta politikanë janë si ato bakteret që do të ngordhin vetë. Me nismën “Thurje” ne kemi hartuar një dokument që quhet Karta 2020. Kjo e fundit është një manifest politik se si mundet të krijojmë mekanizma që dobësojnë kryetarët e partive, politikanët dhe gjithë establishmentin kryesor që e mban vendin peng. Por, më e rëndësishme që fuqizojnë qytetarin. Kjo do të vijë si pasojë e disa proceseve paralele. Një proces është SPAK-u, pra reforma në drejtësi. Mënyra tjetër është reforma zgjedhore.

Ne kemi parë që kjo klasë politike, sado që hiqet si e fortë dhe e pathyeshme; shpesh detyrohet që të ndërtojë një gijotinë që nesër do t’u marr kokat e tyre. Ndaj unë nuk shoh ndonjë ndryshim dhe nga reforma zgjedhore. Ku politikanët jo se janë ndërgjegjësuar. Jo sepse duan t’i japin popullit një pushtet që e kanë marr peng; por sepse nuk kanë çfarë të bëjnë më.

Ne e kemi dorëzuar këtë nismë ligjore te bashkë-kryetarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore që është Rudina Hajdari. Po ashtu edhe deputeti Ralf Gjoni që është edhe anëtarë i këtij komisioni, ka marr përsipër që të vazhdojnë këtë betejë brenda Parlamentit. Ka pasur deputetë të tjerë që i përkasin grupeve të ndryshme parlamentare, të cilët kanë folur publikisht për ta mbështetur. Nga mazhoranca nuk kanë folur publikisht. Por, në takimet lobuese që ne kemi pasur janë shprehur që kur ligji të kalojë, ata do të votojnë pro. E gjitha mbetet për tu parë.”

Edhe pse ndërkombëtarët janë duke bërë presion të vazhdueshëm ndaj partive tona për ndryshime në reformën zgjedhore, sipas Shabanit të njëjtin qëndrim duhet të mbajnë edhe qytetarët. Pasi sipas tij, nuk mund të pritet më për një zgjidhje nga jashtë.

“Njerëzit nuk po shohin më perspektivë në këtë vend. Ne kemi sot 640 mijë pensionistë, me këto ritme ku ikin të rinjtë dhe pensionistët nuk kanë ku të shkojnë; për pesë vite ne do të kemi 700 mijë pensionistë. Që do të thotë më shumë se 1/3 e popullsisë do të jenë në pensionistë, një pjesë janë fëmijë. Pyetja është, kush do të punojë për të paguar pensionet?!

Ne nuk mund ta shohim këtë që do ta na e zgjidhin ndërkombëtarët. Ne duhet të marrim përgjegjësi për jetën tonë. Kështu ne jemi gjithë kohës në pritje, në pritje të na vijë zgjidhja nga një miqësi nga jashtë, të na vijë ndonjë lider që do të na i zgjidhë gjithë hallet. Ose i varim shpresat te ata, më tepër se ç’kanë ndërkombëtarët në dorë. Këta të fundit nuk votojnë në Shqipëri, ata nuk menaxhojnë zgjedhjet në Shqipëri. Ne jemi ata që votojmë. Nuk është e shëndetshme që përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të tjera, të kenë më shumë sesa ne influencë te qeveritarët tanë.”/ TIRANA TODAY

 

 

 

 

Tags: Endrit ShabaninderkombetaretNismën “Thurje”opozitapazaret politikepolitikanëtQeveriareformën zgjedhore

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
Next Post
Irani nis kutitë e zeza të avionit në Ukrainë

Irani nis kutitë e zeza të avionit në Ukrainë

Paloka publikon videon: Tërmeti është fatkeqësi natyrore, por keqqeverisja jo

Paloka publikon videon: Tërmeti është fatkeqësi natyrore, por keqqeverisja jo

Meta i prerë: Objektivi ynë strategjik duhet të jetë ky

Meta i prerë: Objektivi ynë strategjik duhet të jetë ky

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com