Khagendra Magar, i njohur ndryshe si njeriu më i shkurtër në botë ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.
Ai ndërroi jetë në një spital në Nepal dhe njihet botërisht i verifikuar nga Guinness World Records (GWR) për gjatësinë e tij, vetëm 67 cm. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoninë.
Magar u njoh si njeriu më i vogël në botë në ditëlindjen e 18-të në vitin 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare.
“Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Shpresoj se të kesh këtë titull më mundëson ta provoj atë dhe të marr një shtëpi të përshtatshme për mua dhe familjen time”, tha ai në atë kohë.
Ndërsa, rekordi për femrën më të shkurtër në botë mbahet nga filipinasja, Junrey Balaëing, e cila nuk është në gjendje të ecë ose të qëndrojë pa u mbështetur. Ajo është vetëm 59.93 cm.