Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E vetmja humbje për PD është përpjekja për të shpallur fitoren

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
E vetmja humbje për PD është përpjekja për të shpallur fitoren

Nga: Mero Baze

Pas valës së parë të mbështetësve të angazhuar për të shpallur fitore të madhe tryezën PD- PS për reformën zgjedhore, duke e lidhur me zgjedhje të parakohshme në qershor, ose shtator, tani ka një valë të dytë zërash brenda opozitës, që thonë se duket që zgjedhjet do të jenë më 2021. E gjithë kjo zhurmë është prodhuar nga sikleti se dikush duhet ta shpallte doemos fitore, tryezën e përbashkët dhe rikthimin e PD-së në sistem.

Në fakt tryeza është fitore. Është fitore e PD, që u rikthye në rrugën e vetme politike që ekziston për të qenë parti konkurruese dhe po ashtu fitore për shumicën, e cila nuk do shkojë sërish vetëm në zgjedhje, por me konkurrentë.

Por që një marrëveshje të ketë efektin e duhur, ajo ka nevojë për t’u shpjeguar siç është, se ndryshe të kthehet në të kundërt. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me faktin do ketë apo jo zgjedhje. Kjo ndodh dhe me pikat që do të diskutojë tryeza, me kompetencat që ka Këshilli Politik dhe me atë se si do t’i bëjnë zgjedhjet më të sigurta.

Së pari, shumë nga pikat e debatit në tryezën zgjedhore duan shpjegim të ndershëm.

PD nuk duhet të kompleksohet fjala vjen nga debati mbi sistemin. Sali Berisha dhe Edi Rama, që janë themeluesit e tij, vazhdojnë ta mbrojnë pa kompleks.

Të dy kanë argumentet e tyre dhe nuk janë të kompleksuar që e kanë bërë atë sistem.

Lulzim Basha as e mbron, as e lufton, as e hedh poshtë dot se i duhet, as thotë se do ta hedhë poshtë, se i duhen aleatët… dhe kështu ka hyrë në një spirale pa fund.

E njëjta histori me depolitizimin e komisioneve. Depolitizimi i komisioneve ul ndjeshëm shpenzimet financiare për fushatën dhe rrit sigurinë e partive të vogla, se nuk ua vjedhin votat partitë e mëdha.

Tani kur PD e kundërshton nën zë këtë, duhet të japë argumente. Duhet të thonë pse duhen politikë komisionet, dhe pse janë më të garantuar partitë e vogla nga dy komisionerët partiakë të PS e PD.

Po ashtu, PD ka si shqetësim kryesor financimin e fushatës dhe nga ana tjetër nuk heq dorë nga struktura politike mbi zgjedhjet.

Të gjitha këto debate kur i bën hapur dhe publikisht, dhe nëse nuk zgjidh ndonjë gjë të madhe, nuk i bën dëm PD-së.

Kështu duke porositur opinione, komente, duke porositur një herë ata që thonë fitore, dhe një herë ata që thonë mos u gëzoni, krijon më shumë pesimizëm, se optimizëm.

E njëjta gjë duhet thënë dhe për zgjedhjet. Kur thuhet që do ketë zgjedhje në qershor, natyrisht është gënjeshtër, e cila në qershor të kthehet në kosto.

Kur thua duhet të ketë zgjedhje në tetor, duhet të jetë serioze, se mund të thotë Rama jam dakord, dhe pastaj s’di ç’të bësh.

Zgjedhjet janë një çështje serioze, që nuk mund të lihet në dorë të propagandistëve. Ato ndodhin kur duhet të ngjallin shpresë, dhe jo të jenë arsye për të fshehur dështimet.

Po hapur duhet folur dhe për mënyrën se si e ka pritur Berisha, apo të tjerët, tryezën. Është e qartë që Berisha është pezmatuar, por nuk është gati t’i vërsulet Bashës për këtë.

Po vuan dështimin e “revolucionit” të tij, që e nxiti e tentoi ta mbajë gjallë artificialisht.

Po ashtu të zhgënjyer janë dhe aleatë të tjerë të PD, që flasin nën dhëmbë për atë që ka ndodhur.

Në fakt nuk ka ndodhur asgjë e rëndë për PD. Ka ndodhur gjëja më normale. Anormale ka qenë gjithçka që ka ndodhur deri më dje.

Por përpjekja për të justifikuar normalitetin me gënjeshtra, e bën atë sërish anormale.

 

Tags: mero bazepartia demokratikereforma zgjedhore

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Rrëzimi i avionit,Trudeau: Prisnim që Irani t’i kompensonte familjet e viktimave

Rrëzimi i avionit,Trudeau: Prisnim që Irani t’i kompensonte familjet e viktimave

“Rama ikën vetëm po e vramë”, trondit ish-deputeti

“Rama ikën vetëm po e vramë”, trondit ish-deputeti

Inter zyrtarizon blerjen e parë të janarit, vjen nga Premier League

Inter zyrtarizon blerjen e parë të janarit, vjen nga Premier League







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com