Bota

Rrëzimi i avionit,Trudeau: Prisnim që Irani t’i kompensonte familjet e viktimave


               Publikuar në : 21:40 - 17/01/20 M D

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë me dije se familjet e 57 viktimave do të kompensohen nga Kanadaja.

“Ndihma për shërbimet funerale dhe transportimin e trupave do të merret në ditët në vijim. Dua të jem i qartë, prisnim që Irani t’i kompensonte këto familje. Por i kam takuar familjarët. Nuk mund të presin me javë. Duan ndihmë dhe mbështetje tani”, tha Trudeau.

Kujtojmë se si pasojë e rrëzimit të avionit në Teheran ndërruan jetë 176 persona.

57 prej pasagjerëve ishin kanadezë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT