Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Zhbllokohet ngërҫi qeveri-opozitë”/ DW: Çfarë mbetet nga pakti Rama-Berisha

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Zhbllokohet ngërҫi qeveri-opozitë”/ DW: Çfarë mbetet nga pakti Rama-Berisha

Në marrëveshjen e gjerë politike për reformën zgjedhore në Shqipëri, palët politike angazhohen për kryerjen e saj deri në 15 mars të këtij viti. Marrëveshja u përshëndet edhe nga faktori ndërkombëtar.

Marrëveshja politike, që u arrit të martën (14.01.2020) pritet të zhbllokojë ngërҫin qeveri-opozitë në kryerjen e reformës zgjedhore dhe të krijojë premisa për daljen nga kriza politike dhe institucionale një vjeҫare, ku ka ngecuar Shqipëria. Për herë të parë në 10 vitet e fundit në këtë marrëveshje nuk përfshihen vetëm dy partite e mëdha, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) që në rreth 3 dekada post-komuniste janë këmbyer në rotacionin e pushtetit. Marrëveshja politike e 14 janarit përfshin 4 palë: PS qeverisëse, opozitën jashtë parlamentit të përfaqësuar nga PD dhe LSI si edhe opozitën e re parlamentare.

Marrëveshja është konkretizuar në një dokument të firmosur nga përfaqësues të PS, PD dhe LSI ku palët  marrin përsipër të bashkëpunojnë, negociojnë dhe kryejnë reformën zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të diskutohet dhe vendoset jashtë parlamentit, në tryezën politike të partive dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga Parlamenti. Marrëveshja thekson se reforma zgjedhore do të përfundojë jo  më vonë se 15 marsi i këtij viti.

Për kryetarin e PD dhe opozitës jashtë parlamentare, Basha, miratimi sa më parë me konsensus i reformës “është rruga për daljen nga kriza politike,  me kusht që reforma të zbatohet për herë të pare në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë” tha ai të marten.

Marrëveshja nuk u firmos nga deputetja demokrate dhe njëherazi bashkëkryetare e Komisionit Parlamentar për Reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, që përfaqësoi opozitën e re demokrate në tryezën e partive, ngaqë, siç u shpreh ajo para mediave “duhet ta bisedoj paraprakisht me grupin tim parlamentar pasi marrëveshja ka disa mangësi”. Në një deklaratë ekskluzive për DW, deputetja Hajdari e vlerëson marrveshjen si “fillim të dialogut me të gjitha palët politike, brenda dhe jashtë parlamentit.” Marrëveshja garanton një proces sa më transparent, sa më gjithëpërfshirës dhe me konsensus të gjerë mes palëve” tha ajo për DW.

Konsensus – fjala kyç

Konsensusi i gjerë si tipar i domosdoshëm në kryerjen e reformës zgjedhore nuk vihet tani në dukje. Bundestagu gjerman në rezolutën e tij për Shqipërinë, në shtatorin e kaluar, e vendos atë në vendin e tretë ndër 9 pika, që Shqipëria duhet të plotësojë për të dalë nga kriza dhe merituar hapjen potenciale me BE të negociatëve të pranimit, në pranverën e sivjetme. Në marrëveshjen e sapo nënshkruar theksohet, se ”palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha ҫështjet e administrimit të zgjedhjeve përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”. Nëse kjo ndodh vërtet dhe nga vullneti për konsensus i shprehur në letër kalohet në praktikë, atëhere  kjo do të shënojë fillimin e besimit të ndërsjelltë mes palëve të dëmtuar keqazi gjatë një viti konflikti të egër politik.

A përfshin marrëveshja ndryshimin e sistemit zgjedhor?

 

Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ai proporcional rajonal me lista të mbyllura kandidatësh për deputetë të caktuara nga kryetarët e partive në lista të hapura të propozuara nga qytetarët është kërkuar nga partitë e vogla dhe shoqëria civile si jetik për demokracinë. Dy forcat kryesore, PS dhe PD e kanë bërë të qartë që nuk synojnë ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor, të arritur nga marrëveshja Rama- Berisha në vitin 2008.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari thotë për DW se „ ndryshimi i sistemit zgjedhor do të përfshihet patjetër në bisedimet e palëve”. „Opozita parlamentare vazhdon t’i qëndrojë propozimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke e parë si të vetmen mundësi për daljen nga kriza politike, si dhe për t’u dhënë mundësinë  qytetarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, hapja e listave, është thelbësor në reduktimin e e pushtetit absolut të kryetarëve të partive në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, pushtet ky që cënon demokracinë në cdo hallkë”, thekson ajo për DW.

Marrëveshje e përshëndetur nga faktori ndërkombëtar

SHBA në përshëndetjen e tyre përmes një deklarate zyrtare të ambasadës amerikane nëTiranë theksojnë që “reforma do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thekson deklarata.

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëro, Luigi Soreca e përshëndeti marrëveshjen politike „si një arritje të rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri dhe të ardhmen europiane të qytetarëve shqiptarë”. Prania e OSBE-së në Tiranë e vlerëson marrëveshjen politike si „hapin e parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë dhe në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë”. Kurse kryeministri Rama e konsideron marrëveshjen si „ një rikthim të arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do të integrohen në Ligjin Zgjedhor”. DW

Tags: bashaBerishaPaktrama

TË LIDHURA

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Aktualitet

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë
Aktualitet

Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

21:14 | 02/09/2025
Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë
Aktualitet

Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit të vdekur në Korçë/ Niko Kita vdiq në vetmi, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë

20:49 | 02/09/2025
Next Post
Opozita parlamentare kundër Zgjedhores: Është monopol, po na përjashtojnë

Opozita parlamentare kundër Zgjedhores: Është monopol, po na përjashtojnë

Tërmeti/ 31 zyrtarë në pranga, Prokuroria: Ja shkeljet e tyre

Tërmeti/ 31 zyrtarë në pranga, Prokuroria: Ja shkeljet e tyre

“Iu është lutur mos ta lëndonin”, flet bashkëshorti i 50-vjeçares që u ekzekutua

“Iu është lutur mos ta lëndonin”, flet bashkëshorti i 50-vjeçares që u ekzekutua

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com