Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta-Berisha

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Heshtja e dyshimtë e çiftit Meta-Berisha

Nga Mero Baze

Opozita më në fund ka hedhur një hap të arsyeshëm drejt mbijetesës së saj politike. Është ulur në një tryezë të përbashkët me “armiqtë” dhe me “tradhtarët” e saj, për të pasur një Reformë Zgjedhore, të pranuar nga të gjitha palët, që i hap rrugë normalizimit të procesit zgjedhor, pas traumës së fundit të djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore.

Të irrituarit nga ky akt i Lulzim Bashës, janë të padrejtë në irritimin e tyre. Shumica e tyre i takon taborit që udhëhoqi opozitën drejt ‘revolucionit’ të vitit të shkuar, që përfundoi me bojkotin e Parlamentit e pastaj dhe me bojkotin e zgjedhjeve, duke e nxjerrë opozitën tërësisht jashtë sistemit. Idetë e tyre u provuan. Opozita e bëri atë që ata deshën. Por humbi gjithçka.

Tani ata nuk mund të sillen sikur opozita fitoi dhe nuk është mirënjohëse ndaj tyre. E kundërta mund të ndodhte, që opozita të distancohej prej tyre dhe t’i fajësonte për rrugën qorre ku e futën, nën presionin e njerëzve që nuk mbajnë përgjegjësi për fatin e opozitës.

I vetmi njeri që foli i fundit, kur opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet, dhe po flet i fundit dhe tani, është Sali Berisha.

Kur ndodhi djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, ai në mbledhje të mbyllura jepte dy opsione se si “mund të fitonin gjithçka, ose të humbisnin gjithçka”.

Publikisht mbështeti luftën, djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve dhe e quante këtë zgjidhjen e vetme.

Tani pas humbjes së gjithçkaje, ai përsëri nuk po flet. Sot gjithë ditën ‘qytetari digital’ ka folur për çdo gjë, përveçse marrëveshjes së PD me PS, dhe opozitën parlamentare.

Me siguri pret të rakordojë qëndrimet me Ilir Metën. Dhe i vetmi rakordim qëndrimesh që ata të dy kanë për këtë histori, është se si ta hedhin në erë këtë proces.

Në fund të vitit të shkuar, ndërsa Ilir Meta takoi opozitën, kërkoi prej tyre rregullimin e kuadrit ligjor për zgjedhje me çdo kusht, se pastaj e zgjidhte ai situatën.

Ajo që Sali Berisha e Ilir Meta po përgatisin të bëjnë kundër këtij procesi, është që fill pas përfundimit të procesit të Reformës Zgjedhore, Ilir Meta të bëjë ndonjë nga aktet “alla 13 tetori”, për të hedhur në erë procesin e ri të zgjedhjeve parlamentare, duke shpallur ndonjë datë zgjedhjesh, me qëllim që të nisë procesin e destabilizimit.

Është i vetmi plan i tij dhe Berishës, që ta shkatërrojë këtë proces në të cilin po hyn opozita.

Natyrisht kjo nuk është kompetencë e Ilir Metës, pasi Kushtetuta e ka të qartë se kur shpallen zgjedhjet, por është plani i tij dhe Sali Berishës.

Ndaj sot po heshtin. Jo se u vjen zor t’i dalin zot paqes së opozitës, të negociuar nga “Republika e Ambasadorëve”, por se duan t’i dalin zot luftës së dështuar të nisur vitin që shkoi, për të mos e lënë këtë vend të rikthehet në normalitet.

Tags: heshtjailir metakomentmero bazesali berisha

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
“Bomba, mina e tritol”, arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar, detaje

“Bomba, mina e tritol”, arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar, detaje

E trishtë/ Ish-mesfushori i Luftëtarit ndërron jetë në moshën 37-vjeçare

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

“Kujdes nënë, do na vrasin”,  gazeta franceze: Rrëfimet e masakrës së Reçakut

“Kujdes nënë, do na vrasin”, gazeta franceze: Rrëfimet e masakrës së Reçakut

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com