Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rizgjohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rizgjohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

Komisioni Europian pohon se nuk duhet të ketë rregulla të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtohet shpresat për hapjen e negociatave.

Shpresat për zhbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit vijnë këtë fillim viti nga Franca, Komisioni i ri Europian dhe Presidenca Kroate e Këshillit Europian, mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Europian.

Pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë sfidash”.

Që Franca po rishikon qëndrimin e saj për të ҫbllokuar hapjen e negociatave e bëri publike Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020).

Presidenti francez deklaroi se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”.

Në rastin konkret, uniteti dhe suksesi do të realizohen nëse Samiti i Zagrebit ia del mbanë t’u japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një datë për hapjen e negociatave të pranimit.

Fleksibilitet në vend të qëndrimit të prerë bllokues

Gledis Gjipali, Drejtor i “European Movement´- Albania”, me seli në Tiranë, thotë për Dutsche Wellen se deklarata e Presidentit Macron nënkupton arritjen e një konsensusi të gjitha vendeve anëtare të BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kemi një fleksibilitet në rritje të Presidentit Macron kundrejt vendimit të tij të prerë në tetorin e kaluar, kur bllokoi procesin e zgjerimit deri në reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit.

Deklarata e tij për një samit të suksesshëm uniteti nënkupton vullnetin e Francës për të zgjidhur ngërҫin e zgjerimit”, thotë për DW, Gledis Gjipali.

A do të fillojë me Shqipërinë dhe MV metodologjia e re?

Kjo është pyetja e menjëhershme. Deklarata shpresëdhënëse e Presidentit Macron për rishikim të qëndrimit bllokues të Francës u shoqërua me vlerësimin për ndryshimet e pritshme në metodologjinë e procesit të negociatave. Ai i quajti ato “një parakusht për hapjen e negociatave me vendet kandidate” edhe pse ndryshimet e propozuara nga Franca janë pritur ftohtë nga një numër i konsiderueshëm vendesh anëtare të BE.

Në një propozim drejtuar Komisionit Europin, (KE), në mes të dhjetorit të kaluar, 9 vende anëtare të BE – Austria, Çekia, Estonia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia dhe Sllovenia – i propozojnë KE që “ndryshimet në metodologjinë e procesit të zgjerimit të mos ndikojnë në vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Propozimi alternativ i 9 vendeve anëtare të BE është një kundërpërgjigje ndaj atij francez që vendos reformimin e metodologjisë së procesit të zgjerimit, para marrjes së vendimit për Shqipërinë dhe MV. Në këto kushte, që procesi i hapjes së negociatave të ҫbllokohet, e vetmja rrugë është arritja e një kompromisi. Europa është e bazuar mbi kompromisin,” thotë Gledis Gjipali.

Ursula von der Leyen – Të mbajmë premtimet tona

Shpresat për arritjen e kompromisit në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe MV, me rregullat egzistuese, janë gjallëruar më tej të premten, (10.01.2020) kur Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, deklaroi në Zagreb, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenković: “Ne nuk duhet të ndryshojmë tani kushtet apo regullat për Shqipërinë dhe MV. Ne duhet te mbajmë premtimet tona. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret që u kemi kërkuar për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Qëllimi është të sigurojmë Shqipërinë dhe MV se dera është e hapur dhe ato mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit” theksoi ajo.

Propozimi i ri i KE

Qartë dhe pa ekuivoke Presidentja e KE ka folur të premten në Zagreb për “një proces paralel rinovimi të metodologjisë me vijimin e procesit me Shqipërinë dhe MV”, qëndrim ky i kundërt me atë të Presidentit francez Macron, që kundërshton hapjen e negociatave për dy vendet përpara reformimit të metodologjisë.

Ajo tha gjithashtu se do të propozojë ndryshime “në fillim të vitit” të mënyrës sesi BE skanon vendet që aspirojnë anëtarësimin. Në tetorin e kaluar Franca bllokoi hapjn e negociatave me Shqipërinë dhe MV gjatë 6 mujorit të parë 2020, për të bërë të mundur sipas saj “një shqyrtim të kujdesshëm të zbatimit të ligjit” në dy vendet.

Dr. Entela Komnino, gazetare që trajton ҫështjet e integrimit europian të Shqipërisë, mendon se deklaratat e fundit të Presidentes së KE flasin për një situatë që po ndryshon në favor të Shqipërisë dhe MV.

”Këto deklarata tregojnë që kompromisi është në rrugë e sipër ose është arritur tanimë. Macron ka marrë atë që kërkoi nga vendet anëtare: rënien dakort për nevojën e reformimin të metodologjisë së procesit të negociatave.

Dhe tani vendet anëtare kërkojnë të konsiderohet/ të pranohet “po”-ja e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, thotë për DW, Entela Komnino.

KE i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në vitin 2014, pesë vjet pas aplikimit të saj për të qënë vend anëtar i BE. /DW

Tags: fillimnegociatashpresashqiperi

TË LIDHURA

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…
Aktualitet

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

12:28 | 05/12/2025
Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës
Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

12:18 | 05/12/2025
Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë
Politikë

Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

12:16 | 05/12/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Lobimi rus/ Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës dhe zyrtarëve të PD-së

Pushimi i çështjes për lobimin rus/ Ristani: U vendos drejtësi

Pushimi i çështjes për lobimin rus/ Ristani: U vendos drejtësi

Pasi u largua nga familja mbretërore, Meghan injoron mbretëreshën

Pasi u largua nga familja mbretërore, Meghan injoron mbretëreshën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…
Aktualitet

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

by mirseda
12:28 | 05/12/2025
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, ku u...

Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

Mungon avokati, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ja kur do të mbahet e radhës

12:18 | 05/12/2025
Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

Berisha premtim publik aleatëve: Sistemin e ardhshëm zgjedhor do e përcaktojmë bashkë

12:16 | 05/12/2025
Spiropali dhe Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i BE-së

Spiropali dhe Kaja Kallas në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi i BE-së

12:10 | 05/12/2025
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

Shtyhet seanca për Erion Veliajn

11:56 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com