Kryesore

Pushimi i çështjes për lobimin rus/ Ristani: U vendos drejtësi


               Publikuar në : 16:58 - 13/01/20 M S

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD. Në një prononcim për mediat pas seancës, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Ai shtoi më tej se Prokuroria është bërë një institucion i çorganizuar. Sipas tij, është kuptuar tashmë se sado që të ndikojë politika në organet e drejtësisë, drejtësia do të triumfojnë në fund.

“Gjykata ka pushuar çështjen, pasi fakti nuk ekziston. Por është shumë interesante për të kuptuar se si veprojnë institucionet kur janë të frustruara nga politika. Prokuroria është bërë një institucion i çorganizuar.

U kuptua që ishte një çështje politike, por gjithmonë edhe pse ka presione, sërish ka sërish njerëz që zbatojnë ligjin”, u shpreh Ristani.

Lobimi rus/ Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës dhe zyrtarëve të PD-së


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT