Pas njoftimit të bujshëm të Meghan Markle dhe Princ Harry për largimin nga familja mbretërore, sot u vendos që do të mbahej një takim i rëndësishëm.
Në të do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore dhe Elizabeth do të vendosë për fatin e Meghan dhe Harry.
Mediat e huaja shkruajnë se Meghan ka injoruar ftesën e mbretëreshës dhe prej ditës që bëri publik lajmin, është larguar nga Londra.
Ajo thuhet se ka marrë me vete edhe djalin e saj, duke e lënë Harry-n të përballet i vetëm me familjen e tij.
Raportohet se arsye për largimin nga familja mbretërore u bë Meghan, e cila nuk po përshtatej edhe pas 2 vitesh qëndrimi në pallat.