Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për vjedhjen në seri të banesave në periferi të qytetit të Pisës.
Mediat italiane shkruajnë se grabitjet në fjalë kanë ndodhur mes datave 30 dhjetor – 4 janar. Tre shqiptarët u ndaluan në një makinë në rrethin Porta të Lucca. Gjatë kontrolli të ushtruar në banesë, policia gjeti bizhuteri, varëse, zinxhirë prej floriri orë të shtrenjta, unaza etj.
Të akuzuarit nuk i shin të panjohur për policinë italiane pasi të gjithë ata ishin me precedentë penalë në fushën e vjedhjes së pronës dhe të drogës.