Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Turp i botës, i ikin simbolet e shkronjat”, pasaportat shqiptare pa asnjë vlerë

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Turp i botës, i ikin simbolet e shkronjat”, pasaportat shqiptare pa asnjë vlerë

The Henley Passport Index, i cili nxjerr lista periodike mbi vlefshmërinë e pasaportave të vendeve të ndryshme, ka publikuar raportin më të fundit. Sipas saj, shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në 114 vende në mbarë globin. Në raportin e vitit 2020 ku renditen 107 shtete gjithsej, Shqipëria ndodhet në vendin e 54-ët. E gjendur para Turqisë dhe një vend pas Gjeorgjisë. Ndërsa Kosova gjendet e renditur në vendin e 99-të, ku shtetasit kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 40 shtete.

Në vendin e parë renditet Japonia, me pasaportën e të cilës mund të udhëtosh pa viza në 191 shtete. Më pas vijnë Singapori dhe në vendin e tretë Korea e Jugut, qytetarët e të cilët mund të udhëtojnë lirisht në 189 vende mbarë globin. Në numër të njëjtë destinacionesh, kanë të drejtë edhe shtetasit gjermanë për të udhëtuar.

Ndaj edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve do të donin të kishin një pasaportë të vendeve të mësipërme. Të pyetur nga Tirana Today, ata thonë se pasaporta shqiptare nuk ka asnjë vlerë për ta, pasi është shumë e kufizuar.

“Nuk e kam nxjerrë akoma pasaportën, ndaj për mua nuk ka ndonjë vlerë. Thjesht kur të më duhet ndoshta do ta bëj. Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja një pasaportë tjetër, do të zgjidhja amerikanen. Dhe atë shqiptaren do ta nxirrja vetëm nëse do më duhej, për qejf jo. Kur nuk e kam nxjerrë deri tani, që jam e shqiptare.”

“Unë e kam pasaportën shqiptare, por tani do të më dalin letrat greke. Ka vlerë shumë, që të vij këtu në Shqipëri. Por, kaq. Sepse të lëvizësh në vende të tjera me pasaportën shqiptare nuk mund të shkosh gjithandej. Ndërsa, me greken mundesh. Por, unë edhe kur të bëj atë greken, do ta mbaj pasaportën shqiptare. Sepse jam shqiptare.”

“Se di nëse ka vlerë apo jo, por besoj do ketë shumë vlerë. Nëse do kisha mundësi do të zgjidhja shtetësinë gjermane. Sepse të ofron shumë mundësi.”

Ndërsa një qytetar denoncon materialin e pasaportave tona, ku sipas tij brenda pak kohësh është shumë e lehtë që të ikin shkronjat dhe simbolet. Ai bën thirrje që shteti t’i kushtojë më shumë rëndësi, veçanërisht nëse synohet hyrja në BE. Ku edhe pasaportat duhet të ngjasojnë me ato të vendeve respektive.

“Gjithë pasaportat e tjera janë tamam dhe origjinale. Ndaj nuk ma ha mendja që t’i ikin shkronjat dhe simbolet e pasaportës. Siç ndodh me këto të tonat, sepse është turp i botës se ne jemi shqiptarë mbi të gjitha. Po të hyjmë në BE me këtë pasaportë është gjynah. Është turp kur ikim jashtë shtetit me këtë pasaportë. Madje me pasaportën shqiptare shpesh na kanë hapur probleme, jo kërkojnë lekë edhe nga policia shqiptare. Puna është që të ndryshojnë procedurat, që të paktën të na bëjë ndonjë punë dhe pasaporta shqiptare.”

Për shumë nga qytetarët mjafton të kenë një pasaportë europiane, me qëllim lëvizjen e lirë. Qoftë kjo për të punuar, apo studiuar, pasi me një pasaportë të tillë sipas tyre mundësitë janë më të shumta.

“Nuk është se ka ndonjë vlerë shumë të madhe, sidomos për ne që duam të studiojmë jashtë shtetit. Nuk është se të favorizon apo të jep ndonjë mundësi për të hapur shumë dyer. Por, një pasaportë europiane do më bënte shumë nder, në këtë fazë të jetës. Kurse pasaportën shqiptare, ta kemi për sedër. Por, duhet dhe një tjetër për të bërë punë vërtetë.”

“Këto vitet e fundit ka pasur vlerë sepse mund të lëvizësh lirshëm. Por, ndonjë vlerë të madhe me thënë të drejtën nuk ka. Do ta ndryshoja me çdo lloj kombësie europiane.”

“Vlera e pasaportës shqiptare është aq sa i ka dhënë shteti, jo më shumë. Të paktën kemi pasaportat biometrike dhe ato liri të kufizuara që kemi ne shqiptarët; ajo pasaportë na i mundëson. E përsëris, liri të kufizuara. Shpesh unë nuk kam shkuar në konferenca shkencore ndërkombëtare, sepse ndjeja frustrimin që na trajtonin ndryshe nga të tjerët.”

“Për mua nuk ka fare vlerë pasaporta jonë. Sepse nuk mund të përdoret në shumë vende dhe viza nuk është e lejuar në shtete të tjera. Unë pasaportën tonë do ta ndryshoja me atë gjermanen, amerikanen dhe japonezen.”

Të paktë janë ata qytetarë të cilët janë të mendimit se pasaporta shqiptare ka shumë vlerë, përpos atyre patriotike. Ata shprehen për Tirana Today se edhe nëse do t’i jepej mundësia, sërish nuk do ta ndryshonin nënshtetësinë shqiptare.

“Ka shumë vlerë pasaporta shqiptare, sepse duhet të jesh këtu dhe të mos ikësh asnjëherë. Pasaportën tonë nuk do ta ndryshoja në asnjë moment. Shqipëria nuk ka qenë ashtu siç kam dashur gjithmonë, por kanë ndryshuar njerëzit, kohët. Dhe unë mendoj se tani ka arritur në formën perfekte.”

“Unë e kam një kombësi tjetër, atë italiane. Dhe këtë të fundit përdor më shumë për të lëvizur. Por, kombësinë shqiptare nuk e hedh dot poshtë asnjëherë.”

“Të gjitha vendet nuk i kapim dot, por atje ku lejohet shkojmë. Nuk do ta ndryshoja asnjëherë pasaportën tonë. Vetëm shqiptare do të mbaja. Patriotizëm deri në fund.”/ TIRANA TODAY

Tags: asnje vlerebotësikinpasaportatqytetaretshkronjatshqiptaresimboletTurp!

TË LIDHURA

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
Aktualitet

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

13:15 | 10/07/2025
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

12:54 | 10/07/2025
Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat
Aktualitet

Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

12:52 | 10/07/2025
Next Post
Gara për kryetarin e PS në Durrës, tërhiqet Ardit Kërtusha

Gara për kryetarin e PS në Durrës, tërhiqet Ardit Kërtusha

Bieber diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Bieber diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Dhjetë teoritë konspirative më të famshme të kohërave

Dhjetë teoritë konspirative më të famshme të kohërave

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
Aktualitet

Fadromat zbarkojnë në qendër të Tiranës/ Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike

by mirseda
13:15 | 10/07/2025
0

Pas ultimatumit të kryeministrit Rama, prej disa ditësh në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e...

Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

Vijojnë dramat! Edhe pasi është bërë baba, Mevlani flet sërish për Livian

12:59 | 10/07/2025
Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

Shiste kokainë dhe kanabis në doza, përfundon në pranga 20-vjeçari në Velipojë

12:54 | 10/07/2025
Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

Zjarr i dyshimtë në Lezhë pranë stacionit elektrik/ Flakët rrezikojnë banesat

12:52 | 10/07/2025
Vlorë/ Plagosje me thikë dhe levë hekuri, në pranga dy persona

Vlorë/ Plagosje me thikë dhe levë hekuri, në pranga dy persona

12:31 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com