Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vit i ri, qemane e vjetër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vit i ri, qemane e vjetër

Nga: Artur Ajazi

Askujt nuk i shkon më mirë se Lulzim Bashës, ajo shprehja e Shqipërisë së Mesme, “dem, dem, po me i ven” apo “vit i ri, qemane e vjetër”. Kjo vlen për kryetarin e ish-opozitës së vjetër dhe aleancave “solide” që ai përfaqëson, për faktin se çdo fillimviti, dhe çdo fillimvjeshte, kryetari Basha, (dhe satelitja e vjetërsuar e tij Monika) na prezanton “programin e ri, strategjinë e re, ide të reja, rrugë të reja revolucionare për të rrëzuar qeverinë” dhe të tjera gallata si këto. Edhe 2019-ën, Lulzim Basha e ka mbyllur me premtime dhe përbetime se “o largoj këtë qeveri deri në pranverën e 2020, o plas”.

Dhe për këtë gjë, ai edhe në takimet me kryetarët e degëve në rrethe në ditët e fundit të dhjetorit, por edhe me aleatët e çoroditur, e ka përforcuar me bindjen se “ e provuam me protestat, dhe nuk e rrëzuam qeverinë, tani do ta bëjmë me programe ambicioze”. Një prej premtimeve dhe porosive që u ka dhënë Lulzimi kryetarëve në rrethe, ka qenë edhe “ndihmesa” e tyre në hartimin e një “programi exelent” që do tu paraqesim shqiptarëve, për ti bindur ata se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Veç një gjë nuk arrij të kuptoj, si mund të gjesh kohë dhe të merresh me çinglaminga të tilla, kur i thua vetes “kryetar partie dhe kryetar opozite”. Si mund të merresh gjithë muajt e vitit, me gjëra kaq minore, me gallatë brenda vetes, kur fare mirë mund ti kthehesh normalitetit Lulzim. Atij normaliteti që i ka munguar për fajin tënd (dhe të Doktorit padyshim) Partisë Demokratike, atij normaliteti që për shkakun tënd e rrënoi opozitën, dhe u prishi qetësinë shqiptarëve përgjatë vitit 2019, ndërkohë që premton për 2020, se “ke gati programin e ri për daljen nga kriza”.

Nga cila krizë Lulzim?

Cilin program, atë të vjetrin, programin e “rritjes së rrogave dhe pensioneve 150 për qind, të heqjes së taksave biznesit dhe qytetarëve” apo programin e ri, të “rritjes ekonomike brenda 1 viti”. Nuk po e gjen dot Lulzim, cilin program duhet tu prezantosh shqiptarëve, ndërkohë që vendi po ecën në rrugën e normalitetit, në rrugën e ndërtimit dhe rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti. Cilin program do tu prezantosh shqiptarëve Lulzim, “programin me 3 apo me 5 pika”, apo ndoshta Doktori ka shtuar edhe nja 15 pika të tjera më rebeluese.

Ndoshta mund të marrësh eksperiencë edhe nga Monika për “programe” kryesisht në fushën e “fushatave elektorale”. Si nuk e kupton Lulzim se, Partia Demokratike ka kohë që është bërë mosbesuese nga shumica e shqiptarëve, si nuk e kupton se, rruga drejt pushtetit nuk vjen duke rishkruar programe me “dorën e vjetër”, por vjen duke u dhënë shembuj qytetarëve dhe ndjekësve të partisë tënde, se do të ndryshoni mentalitetin dhe kursin e drejtimit në PD tuaj fillimisht.

Duhet tu mbushni mendjen shqiptarëve, se do të reagoni bindshëm politikisht, lidhur me bashkëpunimin institucional me shumicën qeverisëse, për rrugën drejt zbatimit të reformave, se nuk do të bëheni pengesë në zbatimin e ligjeve kushtetuese, dhe se nuk do të punoni më kundër interesave të vendit në rrugën e tij europianiste. Por pavarësisht se mund të flasësh, se mund të premtosh dhe të thuash gjithë ditën se “ne demokratikasit kemi ndryshuar” nuk ju beson njeri Lulzim. Edhe 2020 për ju, do të “vit i ri, qemane e vjetër”. Ndoshta nuk varet shumë nga ty kjo Lulzim, dhe në njëfarë mënyre duhesh “mirëkuptuar” sepse edhe ti, varesh nga dikush tjetër.

Tags: Artur Ajazie vjetërlulzim bashaopozitapartia demokratikeqemaneViti i Ri

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Kryeministri australian: Zjarret mund të vazhdojnë edhe për disa muaj

Kryeministri australian: Zjarret mund të vazhdojnë edhe për disa muaj

“Lufta sjell viktima e shkatërrim”, Papa thirrje SHBA-ve dhe Iranit

“Lufta sjell viktima e shkatërrim”, Papa thirrje SHBA-ve dhe Iranit

Basha: Fjala e lirë është më e rrezikuar se kurrë

Basha: Fjala e lirë është më e rrezikuar se kurrë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com