Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Gjatë 2019-ës është shënuar vetëm 1 viktimë nga aksidentet rrugore

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Gjatë 2019-ës është shënuar vetëm 1 viktimë nga aksidentet rrugore

Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen në vendin tonë po kthehen në një shqetësim real, teksa jemi në ditën e 4-t të vitit 2020 dhe janë shënuar 3 viktima.

Ndërkohë që vendi ynë po shënon rekorde negative në këtë aspekt, në Norvegji plani i qeverisë për të ulur numrin e aksidenteve fatale ka rezultuar me sukses.

Oslo është kryeqyteti i vetëm në botë që për vitin 2019 ka regjistruar vetëm 1 të vdekur në aksidente rrugore.

Asnjë këmbësor apo çiklist nuk ka humbur jetën! Të dhënat janë zyrtare dhe janë bërë publike nga autoritetet norvegjeze.

Për vitin 2019, vetëm një person humbi jetën në aksident në Oslo, pasi makina e tij u përplas me një gardh.

Ulja drastike e numrit të aksidenteve në kryeqytetin norvegjez, por sidomos e përplasjeve me pasojë vdekjen, i atribuohet planit të quajtur “Vision Zero”.

Iniciativa më e fundit konsiston në uljen e numrit të makinave në qendrën e qytetit.

Shumë pak makina lejohen të qarkullojnë në qendër të kryeqytetit norvegjez, një nismë kjo që është zbatuar rregullisht gjatë 5 viteve të fundit.

Po kështu, është ulur ndjeshëm edhe numri i parkimeve të automjeteve në qendër të Oslos.

Këto vendparkime janë zëvendësuar me korsi biçikletash dhe shtim të trotuareve.

Kjo ka ndikuar në uljen e trafikut në rrugët qendrore.

Në shumë rrugë kryesore të Oslos ndalohet qarkullimi i makinave. Autoritetet vendore aplikuan vendosjen e tarifave dhe rritjen e çmimit të tyre për këdo që kërkonte të hynte me makinë në qendër të Oslos.

Synimi ishte që deri në fund të vitit 2019, qendra e qytetit të ishte pa automjete.

Në kryeqytetin norvegjez jo vetëm që janë kufizuar shumë rrugë për qarkullimin e mjeteve, por autoritetet kanë ulur edhe kufirin e shpejtësisë.

Kjo masë ka ndikuar direkt në uljen e aksidenteve me pasojë vdekjen.

Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë Norvegjinë nuk ka humbur jetën në aksident asnjë fëmijë nën 16 vjeç përgjatë vitit 2019.

Ndërkohë që në SHBA, nga aksidentet automobilistike humbasin jetën rreth 4 mijë fëmijë në vit.

Zyrtarët norvegjezë thonë se në shumë rrugë po bëhen ndryshime që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj studentëve apo fëmijëve që përdorin biçikletën apo ecin në këmbë.

Këto ndryshime kanë të bëjnë me mbylljen e disa rrugëve gjatë orarit të shkollës.

Në shkallë vendi, Norvegjia ka regjistruar 110 aksidente me vdekje gjatë 2019-ës, popullsia e së cilës është 5.3 milionë banorë, shkruan “tvklan.al”.

Nëse do ta krahasojmë me Shqipërinë, popullsia e së cilës është rreth 2.8 milion banorë, vendi ynë shënon rekord negativ.

Sipas shifrave të INSTAT, nga Janari 2019 deri në Nëntor 2019, në vendin tonë kanë humbur jetën 203 persona në aksidente, 13 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Tags: 2019aksidenteshënuarviktime

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Gara hapësinore për eksplorimin e Marsit dhe planet për 2020-ën

Gara hapësinore për eksplorimin e Marsit dhe planet për 2020-ën

“Amerika është Djall”, mijëra njerëz me pankarta në funeralin e gjeneralit

“Amerika është Djall”, mijëra njerëz me pankarta në funeralin e gjeneralit

“Shqipëria bëri autogol”, Gjekmarkaj flet rreth deportimit të ‘gylenistit’

“Shqipëria bëri autogol”, Gjekmarkaj flet rreth deportimit të ‘gylenistit’







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë
Aktualitet

75 kongresmenë kundër pezullimit të vizave që prek edhe Shqipërinë

by mirseda
18:06 | 04/02/2026
0

75 kongresmenë amerikanë përmes një letre dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, kanë shprehur shqetësim në...

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

18:02 | 04/02/2026
Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

17:28 | 04/02/2026
Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

17:22 | 04/02/2026
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

17:17 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com