E diel, 31 Maj, 2020
16 C
Tirana

Gara hapësinore për eksplorimin e Marsit dhe planet për 2020-ën

Më të lexuarat

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Ardi Veliu nxori videon, e ëma e 15-vjeçarit zbulon vendimin që ka marrë

Nëna e djalit të dhunuar nga disa policë në zonën e Liqenit Artificial, Zaida Çobo, ka thënë se është ndjerë e tmerruar. Në një...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

“Asnjë lëshim”, përfaqësuesi i opozitës jep sinjalet para mbledhjes së Këshillit Politik

Teksa pritet që për pak orë të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, ka dhënë mesazhe...

Ambasada Amerikane prezanton projektin për Shqipërinë, Manjani nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur thumbin e radhës, pas publikimit nga Ambasada Amerikane në Tiranë të disa pamjeve për të ngritur sallën...

Si paraqitet situata nga COVID-19 në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 111 persona si pasojë e koronavirusit. Kësisoj, numri total i viktimave shkon në 33,340. Autoritetet përkatëse...

COVID-19/ “Vendi jashtë kontrollit”, ish-deputeti shpalos 8 propozime

Ish-deputeti i PD-së, njëherësh mjeku reanimator, Tritan Shehu ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri. Shehu, në një postim...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

PD: Të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se një kryeministër normal do ta kishte shkarkuar menjëherë një drejtor policie që justifikon me prova të...

Gara e parë për hapësirën, vuri përballë njëra-tjetrës Shtetet e Bashkuara dhe atë që njihej atëherë si Bashkimi Sovjetik, se kush do të bënte udhëtimin e parë në hapësirë.

Gara Hapësinore e Shekullit 21 është një përpjekje globale për të dërguar njeriun në Mars.

Gjysmë shekulli pas uljes në Hënë, banorët e tokës po planifikojnë rrugën e re në Garën Moderne të Hapësirës.

“Ne kemi në plan të bëjmë eksplorimin e parë të Marsit rreth vitit 2020”, thotë Wu Yanhua nga Administrata Kombëtare e Hapësirës në Kinë.

Agjencitë hapësinore në vitin 2020 planifikojnë të dërgojnë robotë eksperimentalë që duhet të udhëtojnë rreth një çerek miliardë kilometra në hapësirë për të studiuar Marsin përpara udhëtimit me njerëz në bord.

NASA po planifikon një mision në korrik për të studiuar një shtrat lumi në Mars, që dikur kishte ujë, në kërkim të shenjave të jetës në formë mikrobesh të lashta të fosilizuara, përpara se të sjellin gurët në Tokë në vitet 2030.

Planet e Kinës për vitin 2020 janë dërgimi i një sonde në Mars dhe një sonde tjetër në orbitën e Marsit.

“Plani ynë është të përfundojmë fluturimin rreth Marsit, uljen e një sonde dhe eksplorimin në një udhëtim, ashtu siç bëmë me misionin tonë në Hënë”, thotë Wu Yanhua nga Administrata Kombëtare e Hapësirës në Kinë.

Kjo zonë testimi pranë Pekinit simulon uljen e një sonde në Mars, ku forca e gravitetit është sa një e treta e asaj në Tokë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe ajo ruse Roscosmos, kanë bashkuar forcat për një mision të quajtur ExoMars.

Roboti i tyre është pajisur me një mjet shpimi për të studiuar thellësitë e Marsit. Ekipi është në garë për të qenë gati për inspektimin përfundimtar në prill.

“Nëse do ta kalojmë me sukses inspektimin, atëherë do të marrim autorizimin për të dërguar sondën në Baikonur (Kazakistan) për një nisje brenda periudhës 26 korrik dhe 11 gusht.

Nëse nuk e arrijmë këtë afat, atëherë misioni ynë mund të shtyhet për më shumë se dy vjet.

Mund ta imagjinoni se sa të mobilizuar jemi për të zgjidhur problemet e fundit, me të cilat po përballemi”, tha Francois Spoto, anëtar i Misionit ExoMars nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Një ulje e suksesshme në 2021 do të ishte e para për Agjencinë Evropiane të Hapësirës, pas një dështimi në vitin 2016.

Emiratet e Bashkuara Arabe synojnë të dërgojë sondën e parë në korrik. E quajtur Misioni i Shpresës, ajo do të jetë sonda e parë arabe dhe islamike që do të arrinte në orbitën e Marsit.

“Ajo do të studiojë atmosferën e poshtme, të mesme dhe të sipërme të Marsit, dhe do të përpiqet të kuptojë se si rrjedhin gazrat nga Marsi”, thotë Sheikha Al Maskari nga Agjencia Hapësinore e Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan “Voa”.

Në sipërfaqen e Marsit aktualisht ndodhen dy sonda funksionuese dhe gjashtë satelitë.

Deri më tani, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë arritur të zbarkojnë me sukses në Mars dhe po operojnë një sondë që ndodhet atje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Më 1 Qershor hapet Parku Rinia, ja si duket pas përfundimit të punimeve

Me rastin e Festës së Fëmijëve, 1 Qershor, raportohet se Bashkia e Tiranës do të hapë Parkun Rinia. Punimet kanë përfunduar dhe tanimë parku mirëpret...

Përfaqësuesi i SHBA diskuton veçmas me Gjiknurin dhe Bylykbashin

Ende nuk ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë “balkanweb” raporton se një përfaqësues i ambasadës së SHBA ka marrë veçmas Gjiknurin...

“Censuruesja” e re e filmave, Corona! A do të shohim më puthje në ekran

Dega e filmit është paralizuar për shkak të pandemisë edhe në Gjermani. Me një koncept sigurie ajo kërkon që të rikthehet në skenë si futbolli....

Polici që kupton protestuesit: Keni të drejtë që jeni të inatosur

Një polic në Atlanta të SHBA-së habiti protestuesit që kanë dalë nëpër rrugë pas vdekjes së George Floyd, duke u thënë se kanë të...
WhatsApp KONTAKTO TT