Pas një kohe të gjatë në “armiqësi politike”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, do të takohen për herë të parë.
Raportohet se takimi do të mbahet në orën 13:30 në Presidencë.
Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, Thaçi e ka thirrur Kurtin në një takim konsultativ.
“Gazeta Express” ka siguruar letrën që Thaçi ia ka nisur Kurtit, ku thuhet se do të ndërmerren hapat për formimin e Qeverisë së Kosovës.