Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trajtim financiar për policët, gardistët dhe inspektorët para daljes në pension

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Trajtim financiar për policët, gardistët dhe inspektorët para daljes në pension

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin për Reformën në Policinë e Shtetit. Qeveria vendosi që të japë trajtim financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, para se të dalin në pension.

Ky projektligj u garanton trajtim financiar punonjësve kategorisë së punonjësve që ndërpresin marrëdhëniet e punës përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Kriteret që duhen plotësuar për të përfituar trajtimin financiar është që punonjësit të jenë 55 vjeç dhe të kenë 30 vite vjetërsi pune. Numri i punonjësve që plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar është 613.

Vendimi i qeverisë: 

Neni 1: Qëllimi i këtij ligji është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie.

Neni 2: Subjektet përfitues: Subjekte të përfitimit të trajtimit financiar, sipas këtij ligji, janë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Gardës së Republikës dhe punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, me gradë dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë ligj.

Neni 3: Vjetërsia në shërbim: Për efekt të përfitimit të trajtimit financiar, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, njihet si vjetërsi shërbimi, vjetërsia e shërbimit e përcaktuar në legjislacionin e posaçëm që rregullon veprimtarinë e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme.

Neni 4: Kriteret e përfitimit të trajtimit financiar

Punonjësi i Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat përfiton trajtimin financiar sipas këtij ligji, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në plotësimin e moshës për pension të plotë pleqërie, kur:

a) ka mbushur moshën 55 vjeç;

b) plotëson 30 vite vjetërsi shërbimi në strukturat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat apo në struktura të tjera shtetërore me gradë.

Trajtimi financiar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij neni, është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës.

Gjatë periudhës së trajtimit me pagesë kalimtare, sipas legjislacionit përkatës në fuqi, masa e trajtimit financiar, sipas këtij ligji, nuk duhet të kalojë masën e pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës.

Trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga Komisioni i Posaçëm, sipas kritereve të moshës, të vjetërsisë në shërbim, aftësisë fizike të punonjësve dhe duhet të garantojë respektimin e parimeve të mosdiskriminimit, të objektivitetit, të transparencës dhe të paanshmërisë.

Përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit të Posaçëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5: Financimi: Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji, mbulohen nga buxheti vjetor përkatës i miratuar për Ministrinë e Brendshme.

Neni 6: Indeksimi: Trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat indeksohet sa herë bëhet indeksimi i pensioneve, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 7: Detyrimet e përfituesit, sipas këtij ligji:

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, që përfitojnë trajtimin financiar sipas këtij ligji, kanë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit dhe, gjatë kësaj periudhe, kanë të njëjtat të drejta e detyrime si punonjësit e tjerë të shërbimit përkatës, me përjashtim të trajtimit financiar.

Mosplotësimi i detyrimit të këtij neni është shkak për ndërprerjen e trajtimit financiar sipas këtij ligji. Ndërprerja e përfitimit të trajtimit financiar bëhet me propozim të titullarit të institucionit përkatës dhe miratim të Komisionit të Posaçëm.

Rregullat dhe procedura për aktivizimin në shërbim, sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 8: Dispozita kalimtare dhe të fundit:

Dispozitat e këtij ligji zbatohen vetëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji, dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës pas hyrjes në fuqi të tij.

Trajtimi financiar ndërpritet kur përfituesi rikthehet në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe në rastet kur punësohet në sektorin publik.

Trajtimi financiar, i përfituar nga ky ligj, nuk prek përfitimet që i lindin punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, nga legjislacioni në fuqi.

Neni 9: Nxjerrja e akteve nënligjore: Ngarkohet Këshilli i Ministrave që të nxjerrë vendim në zbatim të neneve 4, pika 5 dhe 7, pika 3, të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij.

Neni 10: Hyrja në fuqi: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Tags: 55 vjeçgardistëtInspektorëtpensionperfitimi financiarePolicet

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

22:57 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet
Aktualitet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini
Politikë

PS Vlorë prezanton kandidatën për bashki, Brunilda Mersini

20:36 | 08/10/2025
Next Post
Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për pushime

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për pushime

VIDEO/ U futën në dyqan për ta grabitur, shitësi ekzekuton një nga hajdutët

VIDEO/ U futën në dyqan për ta grabitur, shitësi ekzekuton një nga hajdutët

Digjet makina e shefit të paraburgimit të Elbasanit, dyshimet e para

Digjet makina e shefit të paraburgimit të Elbasanit, dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com