E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për pushime

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë në bilancin e fundit të pagesës.

Sipas bankës, për periudhën janar shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan plot 1 miliardë e 224 milionë euro për udhëtime jashtë Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë shpenzime për turizëm.

Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10.3 për qind ose 115 milionë euro më shumë.

Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë është rritur me ritme të larta nga viti në vit. Sipas të dhënave nga konfederata greke e turizmit, vitin e kaluar pushuesit shqiptar shpenzuan 236 milionë euro vetëm në Greqi.

Sipas konfederatës së turizmit aktualisht në Greqi shkojnë mbi 1 milionë shqiptarë në vit për pushime dhe shifra rritet nga viti në vit. Por Greqia është vetëm njëri nga destinacionet, ku shqiptarët udhëtojnë për pushime. Paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian.

Me gjithë rritjen e shpejtë të shifrës që shqiptarët shpenzojnë për udhëtime jashtë shtetit, bilanci i turizmit vazhdon të mbetet pozitiv, pasi pushuesit e huaj I sjellin ekonomisë më shumë se sa shpenzojnë shqiptarët jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 636 milionë euro nga turizmi ose ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë./ Top Channel

Lexo edhe :   Vlerësimi i BSH: Kreditimi i ekonomisë ka ende hendek negativ
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...