Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Historia e të pastrehit që sot është “mbret i picave” në SHBA

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Historia e të pastrehit që sot është “mbret i picave” në SHBA

Hakki Akdeniz mbërriti në New York shumë vite më parë.

Dikur i pastrehë tashmë një milioner, 39 vjeçari nuk harron të kthehet në rrugë për të ndihmuar, atje ku nisi historia e tij amerikane.

Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë.

Ai jeton në një apartament të vogël në New York edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë.

“Ëndrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz, 39 vjeç është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në kërkim të mundësive ai u zhvendos fillimisht në Kanada kur ishte adoleshent dhe në vitin 2001 në New York, në kërkim të një jete më të mirë.

Një mik amerikan i pati thënë se do ta ndihmonte, por kur ai mbërriti në New York, shoku i tij nuk ia hapi telefonin.

“Nuk e harroj atë ditë sepse ishte dita më e rëndësishme e jetës”, thotë Hakki Akdeniz.

Një motel i lirë apo një stol në një stacion treni…. ndalesa tjetër një qendër për personat e pastrehë e quajtur misioni “Bowery” ku Hakki Akdeniz kaloi plot tre muaj.

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu të jetosh në një qendër për të pastrehët. Ka njerëz që mendojnë se të jetosh aty është liri, por nuk është ashtu”, thotë ai.

Hakki Akdeniz ia doli të gjejë një punë si pjatalarës në një piceri. Krahas kësaj pune ai mësoi se si të presë picat e pastaj t’i bëjë ato. Ai punonte 19 orë në ditë dhe përpiqej të kursente çdo qindarkë.

Vite më vonë kurseu sa duhet për të blerë picerinë e tij, por reklamimi i biznesit në një qytet ku lulëzojnë me qindra biznese të tillë, nuk do të ishte i lehtë.

Më vonë Hakki Akdeniz fitoi një konkurs picash dhe një revistë botoi një artikull me foton e tij. Njerëzit nisin të flasin mbi këtë gjë dhe më pas të shkojnë në picerinë e tij.

“Papritur jam i famshëm. Njerëzit nisën të vijnë, ata sollën revistën me vete bënin foto me ne. Pastaj shoh se ka radhë jashtë restorantit. E më pas, Zoti më bekoi dhe hapa një piceri të dytë”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Pseudonimi i tij “Kampioni” u bë emri i zinxhirit të restoranteve të tij, aktualisht 14 të tillë.

Hakki Akdeniz u bë i famshëm. Ai ka mbajtur një fjalim në OKB. Në faqen e tij në Instagram ai ka rreth katër milionë ndjekës dhe një video ku Hakki Akdeniz shfaqet tek ushqen të pastrehët është parë nga 400 milion njerëz.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë në New York ndaj dhe çdo të mërkurë kthehet atje për të ndihmuar.

“Ne kemi një buzëqeshje të bukur, nuk duhet ta lëmë kurrë të na shuhet. U them atyre që janë të pastrehë, buzëqeshni! Më jepni dhe një përqafim”, shton Hakki Akdeniz.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen, shkruan “Voa”.

Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai.

Tags: historimbretpicaSHBA

TË LIDHURA

Analizë/ Tensionet midis Izraelit dhe Iranit
Analizë

Analizë/ Tensionet midis Izraelit dhe Iranit

22:44 | 03/05/2025
3 shenjat më kokëforta të horoskopit me të cilët s’ia vlen as të debatosh
Kuriozitete

3 shenjat më kokëforta të horoskopit me të cilët s’ia vlen as të debatosh

15:58 | 03/05/2025
“Si ndikon shtatzënia në shëndetin fizik dhe emocional të gruas?”
Analizë

“Si ndikon shtatzënia në shëndetin fizik dhe emocional të gruas?”

21:45 | 02/05/2025
Next Post
Shkrumbohet makina në autostradë, ja dyshimet e para

“Smarti” merr flakë në ecje, digjet edhe fugoni

Tërmeti/ Edhe Egjipti ndihmon Shqipërinë

Tërmeti/ Edhe Egjipti ndihmon Shqipërinë

“Babagjyshi” grabit bankën dhe i shpërndan paratë në rrugë

“Babagjyshi” grabit bankën dhe i shpërndan paratë në rrugë

JU REKOMANDOJMË

Belinda Balluku dështon me sukses, bllokohet Tuneli i Llogarasë dhe Bypassi i Vlorës, sezoni turistik rrezikon të “hidhet në erë”

Belinda Balluku dështon me sukses, bllokohet Tuneli i Llogarasë dhe Bypassi i Vlorës, sezoni turistik rrezikon të “hidhet në erë”

10:22 | 01/05/2025
HEIDI DHE ROMEO SERISH BASHKE? DYSHEN E ZHGENJEN KAMERA

HEIDI DHE ROMEO SERISH BASHKE? DYSHEN E ZHGENJEN KAMERA

22:49 | 30/04/2025
“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

“Nga kacafytja te pendesa: Çfarë ndodhi mes aktorit dhe Eglit në Portokalli?”

19:01 | 02/05/2025
Del shuma marramendëse, ja sa është paguar Gjesti në koncertin e tij të parë

Del shuma marramendëse, ja sa është paguar Gjesti në koncertin e tij të parë

18:29 | 30/04/2025




TË FUNDIT

Luana & Drilon Xhepa – Flirt i shpejtë apo histori që s’u ndez kurrë?
Showbizz

Luana & Drilon Xhepa – Flirt i shpejtë apo histori që s’u ndez kurrë?

by mirseda
22:48 | 03/05/2025
0

Prej muajsh, jeta private e moderatores Luana Vjollca ka qenë në fokusin e mediave rozë. Pak javë...

Analizë/ Tensionet midis Izraelit dhe Iranit

Analizë/ Tensionet midis Izraelit dhe Iranit

22:44 | 03/05/2025
E rëndë në Lezhë, gjendet i pa jete 28-vjeçari

E rëndë në Lezhë, gjendet i pa jete 28-vjeçari

22:33 | 03/05/2025
Studentja britanike masakrohet para diplomimit, autori dhe shkaku misterioz

Studentja britanike masakrohet para diplomimit, autori dhe shkaku misterioz

21:47 | 03/05/2025
‘Turp’/ Motra e Gjestit reagon ashpër pas aludimeve…

‘Turp’/ Motra e Gjestit reagon ashpër pas aludimeve…

21:41 | 03/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com