E martë, 23 Shkurt, 2021
17 C
Tirana

Historia e të pastrehit që sot është “mbret i picave” në SHBA

Hakki Akdeniz mbërriti në New York shumë vite më parë.

Dikur i pastrehë tashmë një milioner, 39 vjeçari nuk harron të kthehet në rrugë për të ndihmuar, atje ku nisi historia e tij amerikane.

Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë.

Ai jeton në një apartament të vogël në New York edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë.

“Ëndrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz, 39 vjeç është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në kërkim të mundësive ai u zhvendos fillimisht në Kanada kur ishte adoleshent dhe në vitin 2001 në New York, në kërkim të një jete më të mirë.

Një mik amerikan i pati thënë se do ta ndihmonte, por kur ai mbërriti në New York, shoku i tij nuk ia hapi telefonin.

“Nuk e harroj atë ditë sepse ishte dita më e rëndësishme e jetës”, thotë Hakki Akdeniz.

Një motel i lirë apo një stol në një stacion treni…. ndalesa tjetër një qendër për personat e pastrehë e quajtur misioni “Bowery” ku Hakki Akdeniz kaloi plot tre muaj.

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu të jetosh në një qendër për të pastrehët. Ka njerëz që mendojnë se të jetosh aty është liri, por nuk është ashtu”, thotë ai.

Hakki Akdeniz ia doli të gjejë një punë si pjatalarës në një piceri. Krahas kësaj pune ai mësoi se si të presë picat e pastaj t’i bëjë ato. Ai punonte 19 orë në ditë dhe përpiqej të kursente çdo qindarkë.

Lexo edhe :   Shtetet e Bashkuara fillojnë bisedimet për lirimin e pengjeve nga Irani

Vite më vonë kurseu sa duhet për të blerë picerinë e tij, por reklamimi i biznesit në një qytet ku lulëzojnë me qindra biznese të tillë, nuk do të ishte i lehtë.

Më vonë Hakki Akdeniz fitoi një konkurs picash dhe një revistë botoi një artikull me foton e tij. Njerëzit nisin të flasin mbi këtë gjë dhe më pas të shkojnë në picerinë e tij.

“Papritur jam i famshëm. Njerëzit nisën të vijnë, ata sollën revistën me vete bënin foto me ne. Pastaj shoh se ka radhë jashtë restorantit. E më pas, Zoti më bekoi dhe hapa një piceri të dytë”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Lexo edhe :   Shtetet e Bashkuara fillojnë bisedimet për lirimin e pengjeve nga Irani

Pseudonimi i tij “Kampioni” u bë emri i zinxhirit të restoranteve të tij, aktualisht 14 të tillë.

Hakki Akdeniz u bë i famshëm. Ai ka mbajtur një fjalim në OKB. Në faqen e tij në Instagram ai ka rreth katër milionë ndjekës dhe një video ku Hakki Akdeniz shfaqet tek ushqen të pastrehët është parë nga 400 milion njerëz.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë në New York ndaj dhe çdo të mërkurë kthehet atje për të ndihmuar.

“Ne kemi një buzëqeshje të bukur, nuk duhet ta lëmë kurrë të na shuhet. U them atyre që janë të pastrehë, buzëqeshni! Më jepni dhe një përqafim”, shton Hakki Akdeniz.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen, shkruan “Voa”.

Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia lëshon “pasaporta” Covid për ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës

Disa muaj para se të fillojë sezoni turistik, Greqia është bërë një nga vendet e para në Bashkimin Evropian që lëshon certifikata dixhitale të...

Tomini: Karantina e plotë, guri i fundit i qeverisë nëse nuk zbatohen masat

Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital. Në një intervistë për A2CNN,...

A duhet t’u besojmë vaksinave ruse dhe kineze?

Nga: Frida Ghitis “The Washington Post” Kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi personalisht në gushtin e vitit të shkuar se Rusia kishte miratuar vaksinën e...

Ilir Meta nuk ka pse fshihet, duhet të dalë hapur në fushatë

Nga: Andi Bushati Ilir Meta është futur në një qerthull pa krye duke dashur të justifikohet për akuzat e shumicës parlamentare, se ai po bën...

Meta: Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Meta shprehet se më datë 25 prill,...