Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u organizua “Koncerti i Solidaritetit”, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti. Sipas informacioneve mbrëmë nga biletat dhe donacionet e të ftuarve janë mbledhur rreth 1 milion dollarë.
Koncerti u organizua nga kryemistri Rama dhe kanë qenë të pranishëm shumë përfaqësues nga biznesi në Shqipëri dhe Kosovë. Nga biletat e shitura janë arkëtuar 58.570.382 lekë.
Donacionet:
10 milion lekë donacion nga ‘Bnes Albania’;
100 mijë Euro, donacion nga kompania ‘Brunes’;
200 mije Euro, donacion, ‘Spitali Amerikan’ ;
100 mije Euro, ‘Air Albania’ ;
50 mije euro ‘Firma Novamat’ nga Prishtina.