E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

“Ma vërteto dashurinë”, 17-vjeçarja nxit të dashurin të masakrojë ish-partneren

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Britani, teksa një 17-vjeçare është arrestuar për inkurajimin e të dashurit që të kryente një vrasje.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Openshaw, Manchester, ku Sarah Mohamed inkurajoi të dashurin e saj Rhett Carty-Shaw, të vriste ish-partneren. Sipas policisë, 17-vjeçares i janë gjetur mbi 50 mesazhe të dërguara me tekst të dashurit të saj për ta inkurajuar të kryente aktin.

Ajo ia kërkoi të dashurit ta bënte këtë gjë në mënyrë që t’i provonte dashurinë ndaj saj. Mohamed kishte planifikuar vrasjen pasi kishte zbuluar se i dashuri i saj po vazhdonte lidhjen e tij me Imam Nasir, 17-vjeçe.

Sarah Mohamed qëndroi jashtë shtëpisë së viktimës për dy orë, ndërsa priste të dashurin e saj për të vrarë nënën e fëmijës së tij.

“Pse po zgjat kaq shumë? Nxito dhe vepro”, ishte një nga mesazhet që iu gjet në celular asaj.

I dashuri e qëlloi dhe i shkaktoi goditje të shumta ish-partneres së tij, duke e lënë me plagë në fytyrë, qafë dhe sqetull plus tre goditje në shpinë. Fatmirësisht ajo arriti të mbijetojë.

Sarah Mohamed dhe i dashuri i saj u dënuan nga gjykata me nga 16 vite burg për secilin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...