Angela Merkel për të nëntin vit radhazi është shpallur “Gruaja më e fuqishme në botë” sipas “Forbes”.
Merkel kryeson listën duke u ndjekur nga Christine Lagard dhe Nancy Pelosi.
Merkel është vlerësuar për qëndrimin e saj të palëkundur, forcën e gruas dhe rezistencën ndaj Donald Trump.
Ndërkohë në vendin e dytë është renditur Christine Lagarde, e njohur në mbarë botën për vlerat e saj në fushën e politikës.
Pas Lagarde vjen Nancy Pelosi, e cila u bë gruaja e parë që shërbeu si kryetare e Dhomës në SHBA në 2007.
Në shtator, Pelosi njoftoi një hetim zyrtar të fajësimit kundër presidentit amerikan Donald Trump, pas një fajësie të dyshuar se Trump mund të ketë abuzuar me pushtetin e tij si president.
Aktivistja mjedisore, Greta Thunberg është vendosur në vendin e 100-të në listën e “Forbes”.