Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Soreca bën me dije se në takimin me Çuçin është diskutuar për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave, pas fatkeqësisë.
“Sot takova Ministrin Bledi Çuçi, së bashku me United Nations Albania dhe World Bank, për të nisur sa më shpejt përgatitjet e vlerësimit të nevojave pas fatkeqësisë.
Ky është një kusht thelbësor për të planifikuar si duhet përpjekjet e rindërtimit, përfshirë konferencën e donatorëve”, shkruan Soreca.