Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Demografët janë të alarmuar/ Bie jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Demografët janë të alarmuar/ Bie jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara

Një studim i ri po vë alarmin lidhur me rënien e jetëgjatësisë në Shtetet e Bashkuara.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo foli me bashkëautorin e studimit:

Rënia e përgjithshme në jetëgjatësi i detyrohet rritjes së vdekshmërisë mes grupmoshës 24-65 vjeç, thotë Steven Woolf, bashkëautor i raportit.

“Një nga arsyet kryesore të kësaj prirjeje është rritja e numrit të vdekjeve nga mbidoza”, thotë dr. Steven Woolf i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit Commonwealth të Virxhinias.

Sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mesatarisht, 130 amerikanë vdiqën çdo ditë nga një mbidozë opioidesh në vitin 2017. Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme.

“Ka pasur një rritje të numrit të vdekjeve nga alkoolizmi, vetëvrasja, nga dhjetëra sëmundje të organeve. E kam fjalën për diabetin, sëmundjet e mushkërive, gjithsej llogaritëm 35 shkaqe vdekjeje”.

John Haaga i Institutit Kombëtar të Moshës së Shkuar thotë se kjo është e pashembullt.

“Demografët janë të alarmuar. Është një çështje shumë serioze. Nuk kemi parë një rënie të tillë të jetëgjatësisë që nga vitet e hershme të epidemisë së Sidës dhe më herët në kohën e epidemisë ndërkombëtare të gripit pas Luftës së Parë Botërore”.

Por ai thotë gjithashtu se “rënia e jetëgjatësisë është një kombinim procesi prej disa dekadash”.

“Ka vazhduar për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara ka ngecur për dekada pas vendeve të tjera për sa i takon jetëgjatësisë, duke u nisur nga parametrat e qartë të gjendjes shëndetësore”, thotë dr. Haaga.

Është e rëndësishme të trajtohen simptomat, si edhe shkaqet e problemeve shëndetësore, thotë dr. Woolf.

“Përveç hartimit të politikave për varësinë nga droga, alkoolizmin apo vetëvrasjet, duhet të ngremë pyetjen se çfarë faktorësh në kushtet e jetesës në Amerikë, i nxisin njerëzit që të kenë këto probleme? Pse kanë kaq shumë dhimbje saqë u duhet të marrin ilaçe për t’i qetësuar ato? Pse janë aq të dëshpëruar që sjell vetëvrasjet? Pse është kaq vështirë të mbahet nën kontroll diabeti”, thotë ai.

Dr. Haaga bie dakord.

“Ne shpenzojmë rreth dyfishin e mesatares së Evropës në sektorin e shëndetësisë. Është një industri prej 3.5 trilionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara. Asnjë vend tjetër as nuk i afrohet. Por jemi mbrapa në kujdesin parandalues dhe ato që duhet të bëjnë njerëzit: aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme, masat e hershme për problemet shëndetësore”, thotë ai.

Përfundimet e studimit janë botuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. /VOA

Tags: alarmuardemografetjetegjatesiSHBA

TË LIDHURA

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë
Bota

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

11:33 | 16/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Next Post
“A jeni mirë të gjithë?”, nipi rrëfen telefonatën me Parashqevi Simakun

“A jeni mirë të gjithë?”, nipi rrëfen telefonatën me Parashqevi Simakun

“Do të digjet shumë shpejt”, Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar Bashkie

"Asnjë nga kandidatët nuk ishin të duhurit”, Artan Hoxha befason me deklaratën

Hyni në shtëpinë e re të Michelle dhe Barack Obama-s

Hyni në shtëpinë e re të Michelle dhe Barack Obama-s







JU REKOMANDOJMË

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko
Kultura

Historia e suksesit të pianistit Kostandin Tashko

by mirseda
17:07 | 16/03/2026
0

Pianisti i ri 24-vjeçar Kostandin Tashko, finalist i dy prej konkurseve më prestigjioze në botë për piano,...

Xhixho: Votimi për Ballukun vë në rrezik integrimin europian

Xhixho: Votimi për Ballukun vë në rrezik integrimin europian

17:04 | 16/03/2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Dalin raportet e aleatëve të SHBA

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Dalin raportet e aleatëve të SHBA

16:59 | 16/03/2026
Teherani paralajmëron Rumaninë: Do t’ju trajtojmë si palë në konflikt

Teherani paralajmëron Rumaninë: Do t’ju trajtojmë si palë në konflikt

16:43 | 16/03/2026
Lavrov: BE i ka vendosur Serbisë dy ultimatume për integrimin

Lavrov: BE i ka vendosur Serbisë dy ultimatume për integrimin

16:30 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com