Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Denoncimi i Bujar Nishanit: Si vepron mafia e betonit në Shqipëri

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Denoncimi i Bujar Nishanit: Si vepron mafia e betonit në Shqipëri

Një javë pas tërmetit, aktorët politikë, herë drejtpërdrejtë dhe herë tërthorazi, kanë lëshuar akuza politike në drejtim të njëri-tjetrit. Ditën e sotme ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Me anë të një postimi në facebook, ai ka folur për sistemin, modelin dhe mënyrën sesi sipas tij, mafia zotëron vendin.

Risia që do të ndryshojë botën. Testohet sistemi që mund të parashikojë tërmetet

 

Postimi i Plotë:

Kohët e vështira të pas-tërmetit po tregojnë edhe një herë më shumë sistemin, modelin dhe mekanizmin e mafies që është ndërtuar mbi këtë tokë.

Mu ashtu siç ishin ngritur mashtrimet e betonit të vjedhur për të zezën e shqiptarëve.

Kryepërgjegjësi i problemeve madhore që vuajnë shqiptarët sot, që nga varfëria e deri tek inekzistenca e shtetit përdori përsëri, siç bën çdo ditë e me këdo, dhunën e forcës së paligjshme të pushtetit.

Kryepërgjegjësi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe vendit, ju kërkoi bizneseve private të pastrojnë falas dëmet e tërmetit sipas formulës së prishjeve dhe pastrimit të Lanës.

Kujtojmë fare mirë se klientët e bashkisë së asaj kohe u angazhuan në prishjet e shëmtuara dhe të paligjshme të buzë Lanës e më pas u shpërblyen me xhunglën e betonit që ngritën si perandori të tyre cep më cep të Tiranës duke mos lënë mangët toka publike të parqeve, shkollave, kinemave të qytetit, pasurisë publike të shqiptarëve.

Kjo nuk është ndonjë zotësi qeverisëse, as kontribut vullnetarizmi por skemë e pastër mafie.

Të japësh 5 nga xhepi yt dhe të marrësh 100 nga xhepi i pasurisë së shqiptarëve nuk është filantropi por KORRUPSION !

Në rastin e Lanës, ky korrupsion i lindur pas pazarit të llojit mafioz, solli katastrofën urbane dhe sociale në kryeqytet, solli një xhungël betoni me pallate që plasën si mullarët e kashtës sapo ra tërmeti i parë.

Ky ishte modeli dhe shembulli si pjellë e mafias që pasurohej mbi pronat, të drejtat dhe financat e qytetarëve të thjeshtë.

Parimi i ndihmës e vullnetarizmit është një parim normal, i nevojshëm dhe mirënjohës moralisht.

Cilido që mundet dhe ka kapacitete duhet të kontribuojë vullnetarisht.

Por nuk mund të pranohen pazaret me fatkeqësitë nga njëra anë për të zhvatur pastaj pasuritë publike të shqiptarëve, nga ana tjetër.

Kur ky model ngrihet përmes kërcënimit të fuqisë së paligjshme të pushtetit që të fitojnë përsëri oligarkët, atëherë nuk kemi solidaritet dhe shërbim të shtetit !

Kjo është Mafie !

Paratë e shqiptarëve ndaj mblidhen nga taksat që rriten e shtohen përditë.

Që të përdoren përsëri për shqiptarët, për nevojat e tyre e kur atyre duhet tu shërbehet në nevojë.

Por në regjimin e sotëm, paratë nuk shkojnë tek ata por tek oligarkët.

Pse miliardat e konçensioneve korruptive nuk përdoren sot për hallin e shqiptarëve ?

Ato nuk u përdorën as dje për të pasur gati makineri, pajisje, mjete e njerëz për shpëtimin e qytetarëve nga fatkeqesitë që mund të vijnë, por për pasurimin korruptiv të oligarkëve që ndajnë hajninë me pushtetarët.

Ndaj ato nuk mund të përdoren as sot kur populli është nën fatkeqësi.

Tek shohim e dëgjojmë sot kryepërgjegjësin që na flet për modelin e Lanës shohim se si historia nis të përsëritet.

Historia nis të përsëritet sepse mafia e betonit dhe pushteti i korrupsionit nuk u hetuan e nuk u dënuan.

Sot mafia dhe korrupsioni janë më të fortë se në kohën e Lanës.

Por sot janë edhe motivi edhe arsyeja më të fortë për ti shpartalluar.

Kot të shpresojnë se do ketë Dvoran ti shpëtojë !

Tags: bujar nishanimafiatermeti

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

14:36 | 09/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Next Post
“Ika në Francë që t’i ndihmoja”, flet djali i familjes Greku pas tragjedisë

"Ika në Francë që t’i ndihmoja", flet djali i familjes Greku pas tragjedisë

Bilanci i tërmetit/ Voda: 1183 shtëpi të shembura, 558 pallate të dëmtuara rëndë

Bilanci i tërmetit/ Voda: 1183 shtëpi të shembura, 558 pallate të dëmtuara rëndë

Katër kërkesat e presidentit Meta për kryeministrin Rama

Katër kërkesat e presidentit Meta për kryeministrin Rama







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com