Aktualitet

Katër kërkesat e presidentit Meta për kryeministrin Rama


               Publikuar në : 14:34 - 03/12/19 M P

Pas takimit të djeshëm me akademikët dhe pedagogët e universiteteve, presidenti Ilir Meta ka hartuar katër kërkesa urgjente për qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Kështu ka bërë me dije presidenti me anë në një postimi në facebook. Ai ka kërkuar një angazhim të plotë qeverisë për masa të reja kundër fatkeqësive të tilla natyrore.

Më poshtë është dhe postimi i tij plotë ku zbulon kërkesat e tij.

Një javë që flenë në makinë, 12 vjeçari i frikësuar: Nuk kthehem në shtëpi

Statusi i Metës:

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT