Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeminsitri Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Meta theksoi se kanë mbështetur Prokurorinë me fillimin e hetimeve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale e të gjithë atyre që do të rezultojnë përgjegjës.
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan presidenti në postimin e tij.
Ndërkohë mësohet se kreu i PD-se, Lulzim Basha, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje, pasi ai nuk ka marrë asnjë ftesë.