E enjte, 28 Maj, 2020
10 C
Tirana

Nostradamusi ziliqar

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

Nga Edmond Tupja

Pa më të voglin ngurrim, sot, pas tërmetit vrastar e shkatërrimtar të kësaj jave, mund të pohoj se solidariteti i vetë bashkëkombësve të mi për njëri-tjetrin ka qenë për mua surpriza më fantastike nga ana e popullit tim të rraskapitur e të gjunjëzuar nën trysninë e varfërisë e të pasigurisë së jetesës, pa llogaritur disa dukuri të frikshme, sidomos gjatë këtyre viteve të fundit, si korrupsioni, kriminaliteti, emigrimi masiv dhe mungesa e shpresës për një të ardhme më të mirë, më të denjë për brezin e ri.

Ç’është e vërteta, historia e shqiptarëve dëshmon se sa herë atdheu i tyre është përballur me situata tragjike, ata kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e përplasjet midis tyre, për t’u bashkuar e për të luftuar krah për krah me njëri-tjetrin pa dallim feje, ideje e krahine, traditë kjo që u rishfaq kësaj radhe me një forcë të veçantë në betejën e tyre kundër një gjëme natyrore nga më të tmerrshmet.

Megjithatë, ky solidaritet i admirueshëm i popullit tonë ishte i paparashikueshëm për jo pak njerëz, midis të cilëve edhe unë vetë, personalisht. I paparashikueshëm për shkak të atyre dukurive social-politike që sapo përmenda në paragrafin hyrës të kësaj rubrike.

Asnjë profet, predikues, fallxhor, dijës, fatrrëfyes, fatthënës apo shortar nuk do ta kishte parashikuar solidaritetin në fjalë, madje as më i famshmi ndër ata: E kam fjalën për frëngun Michel de NotreDame, të quajtur Nostradamus, mjek e astrolog i shekullit XVI, i njohur për parashikimet e tij, një pjesë e mirë e të cilave u vërtetuan realisht asokohe. Sigurisht që ai nuk kishte sesi të parashikonte arsyen e solidaritetit të sotëm të shqiptarëve me njëri-tjetrin, por ama mund ta kishte parashikuar tërmetin në fjalë, siç kishte parashikuar, thonë, ardhjen e Hitlerit në pushtet.

Ndoshta në këtë çast dhe në këtë pikë të arsyetimit tim, ndonjë lexuese apo lexues, me të drejtë mund të hidhet e të thotë: “Profesor Tupja, tërmetet janë të paparashikueshëm edhe sot e kësaj dite, pavarësisht arritjeve të sizmologjisë dhe kuadrove të kualifikuar e mjeteve të sofistikuara që kjo shkencë ka në dispozicion, imagjinoni ç’mund të themi për mundësitë parashikuese në këtë lëmë para katër shekujsh e gjysmë!”. Sigurisht që kjo vërejtje qëndron, por… por diçka më thotë që këtë tërmet dikush e ka parashikuar para disa vitesh. “Para disa vitesh?

Vendlindjen e Nostradamusit, por këtu, në Shqipëri, madje, këtu në Tiranë, madje, madje në sallën e Kuvendit tonë të nderuar!”. Në këtë çast, jam i sigurt që bashkëbiseduesja apo bashkëbiseduesi im është duke vrarë mendjen për të zbuluar se cili na qenka ai deputet sizmolog ose ai sizmolog deputet, që paska parashikuar tërmetin e para disa ditëve. Për ta ndihmuar atë, po i them se nuk bëhet fjalë për një deputet të zakonshëm. As për ndonjë deputet që të ketë lexuar librin e parashikimeve të Nostradamusit me titull “Les centuries astrologiques” (Qindëshet astrologjike) të botuar në vitin 1555. Nuk bëhet fjalë as për ndonjë deputet kryetar grupi parlamentar.

Madje as për Kryetarin e Kuvendit. Bëhet fjalë… Bëhet fjalë për… Bëhet fjalë për vetë Kryeministrin e Republikës së Tërmetosur të Shqipërisë, pra për Edi Ramën, i cili, kur erdhi vrullshëm në pushtet në vitin 2013, lëshoi po aq vrullshëm në drejtim të opozitës së djathtë një frazë tronditëse… Një frazë tronditëse me të cilën nuk reshtën së bëri gargarë politikanë et politologë, gazetarë e analistë, komentatorë e opinionistë… E kam fjalën për të famshmen frazë “Nuk keni parë gjë akoma!”.

Dhe ja, gjashtë vjet pas thënies publikisht të kësaj fraze kërcënuese në dukje, por gjeniale në thelb, sepse parashikuese të shumë dukurive si ato që i përmenda në krye të këtij shkrimi (por edhe si shumë të tjera që nuk po i rendis këtu), jam i bindur se Kryeministri Rama e kishte fjalën gjithashtu – qoftë edhe në nivelin më të thellë të nënvetëdijes së tij të stuhishme – për tërmetin e frikshëm, me pasojat e të cilit po përballemi me kurajë dhe solidaritet gjithëkombëtar e ndërkombëtar gjatë këtyre ditëve, sa të vështira aq edhe të dhimbshme.

A e shihni, pra, ju o lexuese dhe lexues ende dyshues, që Kryeministri Rama parashikoi, disa vite para se të ndodhte, diçka shkencërisht të paparashikueshme, pra tërmetin e 26 nëntorit të këtij viti që nuk e kishim parë akoma? Gjithsesi, dashtë Zoti, Natyra apo Rastësia, që ai të mos e shqiptojë sërish frazën e tij fatale “Nuk keni parë gjë akoma!”, sepse kushedi ç’mynxyrë e ngjashme ose edhe më e llahtarshme mund të na ndodhë përsëri! Si përfundim, të nderuara lexuese dhe lexues të respektuar të kësaj rubrike të përjavshme, më thoni sinqerisht: A nuk do ta kishte pasur vallë zili Nostradamusi profetik i Rilindjes franceze Kryeministrin tonë profetik të së mavijosurës Rilindje shqiptare?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Horoskopi, 28 maj 2020

Dashi Në dashuri po afron një periudhë e rëndësishme, ku duhet të kuptoni ndjenjat e vërteta të partnerit/es. Demi Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku...

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...

Marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi? Hajdari paralajmëron për ndikimin e ndërkombëtarëve

Sistemi Zgjedhor ka qenë kryefjala gjatë ditës së sotme dhe jo vetëm. Kryemadhi dhe Vasili i shkuan në zyrë Bashës. E ndërsa ky i...
WhatsApp KONTAKTO TT