Pas tërmeteve, borë dhe shkarkesa elektrike në Shqipëri.
Shërbimi Meteorologjik ka njoftuar se fundjava do shoqërohet me reshje shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike.
Parashikimi sipas SHMU:
“Fundjava në vend do të nisë e vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë vendin që prej orëve të para të mëngjesit. Në veri e qendër të territorit reshjet parashikohen intensive shoqëruar me shtrëngata, rrebeshe e shkarkesa elektrike.
Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar.
Në majat e Alpeve reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim e lehtë e mesatare, ndërsa hera-herës fiton shpejtësi në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 6ºC deri në 13ºC;
zonat e ulëta 10ºC deri në 18ºC;
zonat bregdetare 11ºC deri në 18ºC”.