Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyshja ndërroi jetë me nipin në krahë, rrëfimi rrënqethës i 73-vjeçarit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjyshja ndërroi jetë me nipin në krahë, rrëfimi rrënqethës i 73-vjeçarit

Fehmi Vata, 73 vjeç vendosi të punojë disa orë shtesë si roje për të fituar disa të ardhura më shumë. Ndaj kur ra edhe tërmeti fatal mëngjesin e 26 nëntorit, ai nuk ishte në shtëpi.

Ai nxitoi dhe vrapoi disa kilometra për të shkuar në shtëpinë e tij, të gjejë gruan, dy nipërit dhe nusen e djalit. Të cilët ishin të ngecur në rrënojat e një pallati pesë katësh në Thumanë.

Nipi 10-vjeçar i Fehmiut ishte një nga të mbijetuarit, por bashkëshortja e tij nuk ishte me fat. Ajo ndërroi jetë teksa mbante nipin në krahë, në përpjekje për ta shpëtuar. Ndërsa nusja e djalit po ashtu shpëtoi, por mori palgë të rënda dhe u dërgua për në spital.

“Gruaja ime thoshte gjithmonë se do të vdiste për nipërit dhe mbesat e saj. Dhe duket sikur ajo këtë  gjë bëri,” tha Vata. I cili qëndron i ulur në një bllok betoni para një shiriti të kuq të vendosur nga policia, për të mbajtur larg banorët dhe mediat nga mbetjet e rrënuara.

Disa metra më poshtë, forcat operacionale shqiptare dhe greke po gërmonin për më shumë të mbijetuar. Nipi tjetër i tij, 7 vjeçar, mbeti i ngecur në gërmadha. Me shumë mundësi poshtë shkallëve, ku ai fshihej zakonisht, rrëfen 73-vjeçari. Rolejt Vata, mbeti nën rrënoja në Thumanë, ndërsa u gjet i pajetë në orën 00:30 të 28 nëntorit, dy ditë pas tërmetit.

“Jam i trishtuar sepse nuk mund të bëj dot asgjë për nipin tim. E vetmja gjë është të lutem,” thotë ai teksa nis të lotojë dhe trupi i dridhet nga pikëllimi.

“Përse Zoti nuk më mori mua?”

Ai tha se kishte folur me bashkëshorten e tij në telefon pas tërmetit të parë. Por, apartamenti i tyre u shkatërrua pas goditjes fatale me magnitudë 6.4.

Familja Vata është si shumë familje të tjera në Thumanë, në kushte shumë të vështira ekonomike. Banorët jetojnë kryesisht me punë bujqësie dhe çfarë i sjellin të afërmit që jetojnë në vende europiane.

Para tërmetit, djali i 73-vjeçarit shkoi në Greqi për të punuar për tre muaj. Maksimumi që ai mund të qëndrojë pa leje qëndrimi. Duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët, të jetonin me prindërit e tij.

Djali tjetër i Fehmiut është me aftësi të kufizuara dhe i mbijetoi natës tragjike vetëm sepse po qëndronte me motrën e tij në një qytet tjetër.

“Gruaja ime ishte shtylla e shtëpisë. Ajo punonte gjithë ditën në bujqësi. Mund të kem pasur fatin të mbijetoj sepse isha roje sigurie, por për çfarë më duhet jeta ime pas kësaj që më ndodhi?”/ Burimi: Reuters Përshtati: TIRANA TODAY

Tags: Gjyshjakrahëndërroi jetënipinrrëfimi rrënqethëstermetithumane

TË LIDHURA

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete
Aktualitet

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

14:07 | 17/04/2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit
Aktualitet

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

14:04 | 17/04/2026
Next Post
Të dënuarit në burgun e Reçit: Duam të punojmë si vullnetarë

Të dënuarit në burgun e Reçit: Duam të punojmë si vullnetarë

‘Dhimbje për humbjet, krenari për solidaritetin’. Rinia dibrane modeli i vlerave

'Dhimbje për humbjet, krenari për solidaritetin'. Rinia dibrane modeli i vlerave

Mbani lotët/ Ja gjesti i nxënësve nga Tetova për t’u solidarizuar me Shqipërinë

Mbani lotët/ Ja gjesti i nxënësve nga Tetova për t’u solidarizuar me Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

by mirseda
14:38 | 17/04/2026
0

Njoftim Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes...

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

14:22 | 17/04/2026
Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

14:07 | 17/04/2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

14:04 | 17/04/2026
“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

13:53 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com