Aktualitet

‘Dhimbje për humbjet, krenari për solidaritetin’. Rinia dibrane modeli i vlerave


               Publikuar në : 11:18 - 29/11/19 M P

Tërmeti fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën ka lënë mbrapa dhimbje dhe lot për një komb të tërë. Me qindra ndërtesa kanë pësuar dëmtime dhe vendi ende vazhdon të vuajë lëkundjet e tokës. Megjithatë, kjo si ka penguar shqiptarët të tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin.

Që nga orët e para pas tërmetit e deri tani ka pasur një mobilizim mbarëkombëtar në të gjitha trevat shqiptare dhe më gjerë. Me bindje absolute sot, çdo shqiptar është zgjuar me dhimbjen për humbjet njerëzore dhe njëkohësisht me një krenari të pamasë për solidaritetin e treguar nga bashkombasit tanë.

Rrjetit të gjerë të bashkëpunëtorëve të “Fundjavë Ndryshe”, mbrëmë i është bashkuar edhe një kontigjent tjetër. Të rinj e të reja, qytetarë të Dibrës së Madhe kanë kontribuar për të prekurit nga tërmeti. Rreth një 24 ton ushqime e veshmbathje, batanije, kanë mbërritur mbrëmë në “Qendrën e Solidaritetit” të “Fundjavë Ndryshe”.

Në kufinjtë e humanes, të palodhur dhe me dashuri të madhe për bashkëkombasit e tyre të prekur nga fatkeqësia, ata kanë shkarkuar kamionin në vetmohim. Ky është vetëm fillimi. Ditën e sotme priten të vijnë kamionë të tjerë me ndihma të mbledhura nga bizneset dhe popullata shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë e më gjerë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT