Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme vendin në orën 23:19 me magnitudë 4, u ndje edhe gjatë transmetimit live të emisionit “Opinion”. Por këtë situatë e ka kaluar me mjaft sportivitet gazetari Blendi Fevziu.
Fevziu: Po bie tërmet ëë? Ra një çik tërmet. E mir se nuk ju gjen gjë, le të bjerë. Po keni frikë dilni, por mos kini frikë se nuk ndodh gjë.
“Uaaa si do dalim tani”, tha gazetarja, e cila mbuloi kokën me duar nga frika.
Tre trupa të tjerë të pajetë janë nxjerrë nga grupet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e Thumanës, duke e çuar bilancin tragjik të të vdekurve nga tërmeti në 40.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit, ku janë të angazhuar ekipet shqiptare dhe ndërkombëtare, është ndërprerë.
Ministria sqaron se nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja. Sakaq, në Durrës, puna vijon me intensitet të lartë.
View this post on Instagram