Vetëm pak minuta më parë është nxjerrë nga rrënojat një trup tjetër i pajetë.
Bëhet fjalë për një nga personat e familjes Cara.
Autoritetet janë vënë në gjurmët e një anëtari tjetër nga familja.
“Report TV” bën me dije se poshtë rrënojave ndodhen edhe 5 persona të tjerë nga të cilët nuk dihet ende asnjë informacion.
Numri i viktimave ka shkuar në 32.