658 persona kanë mbetur të plagosur nga tërmeti, ndërkohë që aktualisht vijojnë të jenë të shtruar 68 persona. Kjo është shifra zyrtare e dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ajo ka shtuar më tej se një djalë dhe një vajzë që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, do të dërgohen jashtë vendit, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
“Tashmë jemi mobilizuar në planin e rimëkëmbjes dhe në kampet që janë ngritur. Tashmë janë duke punuar e gjithë qeveria me partnerët.
Qytetarët që janë në çadra, do marrin kujdesin shëndetësor dhe psiko-social. 658 të plagosur deri më tani, ndërkohë që 68 persona vijojnë të jenë të shtruar tek Spitali i Traumës në Tiranë.
Duhet të vlerësohet në 360 gradë e gjithë situata. Një djalë dhe një vajzë janë në gjendje më të rëndë, dhe mund të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore”, tha Manastirliu.