Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit që goditi sot Shqipërinë.
Në profilin e tij të “Facebook”, Macron ka lënë një mesazh ngushëllues në gjuhën shqipe, ku shkruan se Franca po dërgon menjëherë ekipe të sigurisë civile. Ndërsa më pas do dërgojë edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve.
“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, shkruan Macron.