Natyra është treguar mjaft e ashpër me shqiptarët sot. Toka u lëkund nga një nga tërmetet më të fuqishëm të shënuar në vendin tonë. Gazetarja e “Tirana Today”, ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes, në Thumanë, aty ku edhe pasojat ishin fatale. Sikundër duken qartë edhe nga pamjet, grupet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.
Shqipëria u trondit nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme sot, ndërsa më i forti ishte ai i orës 03:54. Ushtria e Kosovës ka arritur në Shqipëri, për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon deri tani 15 të vdekur nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërsa ka ende të tjerë nën rrënoja.