Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“BE eksperimentoi në kurriz të shqiptarëve”/ Vasili i “ashpër” me ndërkombëtarët

6 vjet ago
in Politikë, Të Gjitha, W-Instant
“Kush kryen krim elektoral, nuk del jashtë vendit”/ Vasili: Landfillit nuk i rr*het fare

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza ndaj delegacionit të BE-së në Tiranë, sa i përket Vettingut dhe Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Vasili shkruan se BE eksperimentoi me procesin e Vetting-ut në Shqipëri, ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk pranon që ta zbatojë.

Ish-deputeti thekson se ka ardhur koha që t’i jepet fund eksperimenteve skandaloze në kurriz të shqiptarëve.

“Mjaft më me plaçkitjen e shqiptareve dhe zhbërjen e shtetit në emër të reformave korruptive dhe që kapin shtetin, por të bekuara nga ca të huaj”.

Postimi i plotë:

Skandali!!BE kunder Vetingut ne Maqedoni, po ne Shqiperi pse beri “eksperiment”???

Zaev Kryeministri i Maqedonise ne nje interviste pak dite me pare tha:

“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin.

Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

“Shqipëria tani nuk ka kapacitete si ti mbushe vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet.” perfundon Zaev.

Ambasadori i BE ne Tirane Luigi Soreca me shume “entuziazem” ka deklaruar pak kohe me pare per Euronews se:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Po perse “perla e Shqiperise, qe ishte me aq vlere per gjithe boten nuk u lejua te kryhej as ne Maqedoni nje vend ballkanik kaq afër me Shqipërinë edhe gjeografikisht edhe si mentalitet ??

Cfarë është Shqipëria për BE vend eksperimentesh ??

Po pse genjejne kaq hapur??

Apo shfrytezimi i servilizmit dhe komplekseve te inferioritetit te politikes shqiptare eshte nje “aset” interesant per BE ??

Po pse nuk u mor ne konsiderate nga BE rekomandimi i Komisionit te Venecias ne vitin 2015 qe thoshte:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Ky skandal duhet te jete nje moment reflektimi per te gjithe.

Yes man-et e politikes dhe shtetit te propagandes mund ta cojne me kenaqesi Shqiperine ne gremine me qellimin e kapjes dhe BE duhej te kundervihej fort kesaj.Por BE zgjodhi te kunderten !??

Pasi Shqiperia u derrmua ekonomikisht me teorine e “çekut te bardhe” ne fillimet e pluralizmit,
vazhduam me reformen e “plepave” ne drejtesi dhe tani na shesin per “perle” ate qe Maqedonise i thone absolutisht mos e bej se eshte e demshme dhe e paperballueshme per te.
Mjaft më me eksperimente skandaloze ne kurriz te Shqiperise.

Mjaft më me servilizma qe pasurojne zyrtarucë te huaj ne kurriz te shqiptareve.

Mjaft më me pranimin e cdo budalleku si ar te kulluar vetem se nuk eshte thene shqip.

Mjaft më me plaçkitjen e shqiptareve dhe zhbërjen e shtetit ne emer te reformave korruptive dhe qe kapin shtetin, por te bekuara nga ca te huaj.

Eshte koha per te thene nje here e mire “Jo”!!!

Tags: bePetrit Vasilireforma ne drejtesivetting

TË LIDHURA

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Politikë

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”
Politikë

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

13:35 | 11/02/2026
Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”
Politikë

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Next Post
Shtetet e Ballkanit, fushë e lojërave ruse të spiunazhit

Shtetet e Ballkanit, fushë e lojërave ruse të spiunazhit

Ati i Shenjtë zgjedh Japoninë për t’i dhënë botës mesazhin e rëndësishëm

Ati i Shenjtë zgjedh Japoninë për t’i dhënë botës mesazhin e rëndësishëm

Instituti Pazariç, pse po mbyllen qendrat për fëmijët me nevoja të veçanta  

Instituti Pazariç, pse po mbyllen qendrat për fëmijët me nevoja të veçanta  







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje
Aktualitet

Helmimi në Itali: Grykshi i Madh në zi, familjes Kola i jepet nesër lamtumira e fundit në vendlindje

by mirseda
14:50 | 11/02/2026
0

Fshati Gryksh i Madh në Peqin që prej ditësh është ‘mbërthyer’ nga dhimbja, ndërsa nesër do t’i...

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

14:45 | 11/02/2026
Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

Makina e tij u përplas me kamionin, zbardhet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në Itali

14:40 | 11/02/2026
Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

14:11 | 11/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com