Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Buxheti 2020, Balluku: Ju njohim me tre projektet tona madhore

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Buxheti 2020, Balluku: Ju njohim me tre projektet tona madhore

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka prezantuar në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, projektbuxhetin e Ministrisë që drejton për vitin 2020.

Një buxhet i dizajnuar për të evituar risqe të mëdha financiare, e cilësoi ministria Balluku projektbuxhetin e publikuar nga MFE, teksa bëri të ditur para deputetëve se hartimi i buxhetit te MIE është bazuar mbi rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera mbikëqyrëse, me qëllim parësor për të mos krijuar detyrime të prapambetura.

Pavarësisht buxhetit që Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka akorduar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2020, ministrja Belinda Balluku tha se më e rëndësishme është sigurimi i financimit për të përfunduar në kohë projektet e nisura dhe të cilat kanë avancuar.

Financimi i tyre do të bëjë të mundur mbajtjen e angazhimit për dorëzimin në afatet e parashikuara apo te premtuara.

Infrastruktura pavarësisht tavaneve të ulura dhe buxhetit të shkurtuar, do të jetë sërish çelësi i suksesit për mbështetjen e strategjive kryesore dhe në këtë pikë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se së shpejti do të prezantohen tre projekte të mëdha, me garë të hapur ndërkombëtare – Aeroporti i Vlorës, Aksi Thumanë-Rrogozhinë pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe Tuneli i Llogarasë.

Tri vepra të rëndësishme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Ne planifikojmë që të lançojmë tre nga projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë baza mbështetëse e ekonomisë. Në kuadër të politikës për zhvillimin e turizmit, si një nga strategjitë më të forta për rritjen ekonomike, kjo paketë e tre projekteve të mëdha infrastrukturore lançohet brenda pak javësh duke filluar me aeroportin e Vlorës, të cilin e kemi bërë të ditur për të gjithë publikun se do jetë një aeroport ndërkombëtar i përmasave të një kategorie të lartë, pra më të lartë se TIA.

Gjithashtu një nga projektet agresiv që ne besojmë se është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit, por edhe për konektivitetin, si një nga elementët më të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, është aksi i kategorisë A2, i cili parashikohet të ndërtohet, si pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian nga Thumana në Rrogozhinë.

Dhe për të plotësuar këtë paketë, një tjetër element i rëndësishëm strategjik, që jo vetëm plotëson logjistikën moderne të turizmit, por konsiderohet nga ne si një element i sigurt i nxitjes ekonomike dhe ky është dhe tuneli i Llogarasë”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi gjithashtu edhe projektet, të cilat janë në zhvillim e sipër dhe që do të financohen ne buxhetin e vitit të ardhshëm.

Në pjesën e infrastrukturës, ministrja Balluku theksoi gjithashtu se në vëmendje do të jenë edhe investimet për rritjen e sigurisë rrugore dhe sinjalistikës.

“Disa nga prioritetet që do të mbështesim me financim gjatë vitit 2020 dhe që parashikohen të përfundojnë brenda periudhës 2020-2022 janë ndërtimi i Unazës së madhe të Tiranës, rehabilitimi i akseve dhe përfundimi i bypass-eve, të Tepelenës, i cili është në hapat e fundit të përfundimit dhe Shkodrës.

Gjithashtu do të financohet edhe përfundimi i punimeve të Rrugës së Arbrit dhe do të investohet për përmirësimin e sigurisë rrugore, nëpërmjet punimeve për eliminimin e pikave të zeza, ashtu dhe të shtimit të sinjalistikës”, nënvizoi Balluku.

Për sa i takon energjisë, ministrja e cilësoi vitin 2019 si të vështirë për shkak të thatësirës duke nxitur importin e energjisë, ndërsa për vitin e ardhshëm tha se në vëmendje do të jenë investimet për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për qytetarët dhe nxitja e diversifikimit të prodhimit të energjisë.

“Pjesë e rëndësishme e programit është diversifikimi i prodhimit të energjisë, si dhe integrimi në rrjetet energjetike rajonale dhe europiane, duke nxitur kështu investimet në këtë sektor. Në terma konkretë, ky program synon të arrijë furnizimin të pandërprerë të konsumatorit me energji elektrike, rritjen e eficensës së energjisë me 6.5% referuar vitit 2019 dhe rritjen e prodhimit dhe përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme në masën 38%”, nënvizoi Balluku.

Pavarësisht nivelit të ulët të financimit, ministrja Belinda Balluku garantoi deputetët se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është e angazhuar për një performancë akoma dhe më të mirë se ky vit që po mbyllet.

Gjithashtu mund të lexoni:

Pas tërmeteve/ Balluku nxjerr bilancin: Nuk ka probleme në infrastrukturë

Bllokohen 550 ton karburant në Ballsh, Balluku: Jashtë standardeve

 

 

Tags: ballukuBuxhetimadhore”projekte

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
SHBA dhe NATO premtojnë unitet në trajtimin e sfidave

SHBA dhe NATO premtojnë unitet në trajtimin e sfidave

Zonat që do të mbeten pa drita më 20 dhe 21 nëntor në Tiranë

Mbani barkun me dorë/ Politikani lëshon gazra gjatë transmetimit live (VIDEO)

Zonat që do të mbeten pa drita më 20 dhe 21 nëntor në Tiranë

Zonat që do të mbeten pa drita më 20 dhe 21 nëntor në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com