Bota

Mbani barkun me dorë/ Politikani lëshon gazra gjatë transmetimit live (VIDEO)


               Publikuar në : 19:24 - 19/11/19 M S

Ndoshta do ju duket si një shaka e rastit, por një politikan është kthyer në kryefjalën e ditës, pasi lëshoi gazra gjatë një interviste LIVE. Videoja është bërë virale, e ndërsa Eric Swalwell tentoi të ngrejë zërin, për të shmangur këtë situatë të pakëndshme.

Eric Swalwell, politikan amerikan, anëtar i Partisë Demokratike dhe përfaqësuesi i Kalifornisë në Kongresin e Kombeve të Bashkuara, pati një moment të sikletshëm me kontrollin e gazrave.

Nga ai çast, videoja e tij qarkullon ngado. Në një intervistë të hënën në mbrëmje për “Hardball with Chris Matthews” në MSNBC, Swalwell po fliste për akuzat ndaj presidentit Trump, ku thuhet se ka përdorur para të taksapaguesve amerikanë, për të mashtruar gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Reporterja e Buzzfeed, Addy Baird, iu desh t’i shkruante politikanit për incidentin në fjalë. “Kërkoj shumë ndjesë për këtë, por më duhet të të pyes nëse ishte ti apo dikush në studio”, i shkroi ajo e sikletosur. Por politikani e mohon, madje ndër të tjera thotë se nuk e kishte dëgjuar zhurmën në studio.

Incidenti u bë viral, ndonëse politikani ka arsyet e tij për të mos e pranuar këtë skenë të sikletshme.

 

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT