Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me specialistë dhe inxhinierë nga Instituti i Ndërtimit.
Në mbledhjen e posaçme u diskutua për masat e marra në përballimin e situatës pas tërmetit 5.8 ballë që tronditi vendin ditën e shtunë. Balluku bëri një bilanc të përgjithshëm të dëmtimeve në zonat e prekura di dhe njoftoi se të gjitha akset rrugore në vend janë të aksesueshme.
“Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha akset rrugore janë të aksesueshëm, përfshirë edhe ato zona që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Ujësjellësit janë të gjithë funksionalë. Portet dhe aeroportet e Shqipërisë kryejnë funksionet me normalitet të plotë. Kryeministri Rama ka treguar së bashku me qeverinë e tij se ka aftësi manaxheriale si ai dhe qeveri jonë dhe kemi performuar në mënyrën më të mirë dhe sot po marrim masa për zgjidhjen e situatës. Kryeministri Rama ka menaxhuar më së miri këtë emergjencë civile. Jemi me fat sepse nuk ka viktima. Kemi kërkuar ndihmën e inxhinierëve të nderuar”, u shpreh ministrja.