Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Hetimet ndaj Trump/ Dëshmon ish-ambasadorja: Zyrtarët e DASH nuk më mbrojtën

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Hetimet ndaj Trump/ Dëshmon ish-ambasadorja: Zyrtarët e DASH nuk më mbrojtën

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë Marie Yovanovich i tha Kongresit se sulmet që e kanë origjinën te interesat korruptive kanë krijuar një krizë në Departamentin e Shtetit.

Yovanovich u tha ligjvënësve se ajo ishte viktimë e ”fushatës së dezinformimit” ku u përdorën “kanale të pasme jozyrtare” që çuan në largimin e saj nga Ukraina. Ajo tha se “vazhdon të jetë e habitur” për faktin që pati amerikanë, të cilët bënë partneritet me “disa ukrainas të cilët preferuan të luanin sipas rregullave të vjetra korruptive” në përpjekjet për largimin e saj.

Yovanovich dha gjithashtu alarmin se zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit nuk e mbrojtën nga sulmet e aleatëve të presidentit, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani.

“U ndjeva shumë keq kur dëgjova se Presidenti kishte humbur besimin tek unë,” tha ajo. Ajo foli para ligjvënësve për një “krizë në Departamentin e Shtetit”.

Dhoma e Përfaqësuesve dëgjoi të premten një dëshmitare të vetme në seancën e dytë publike për hetimin e Presidentit Donald Trump.

Ajo është Marie Yovanovitch, ish ambasadorja amerikane në Ukrainë, e cila u vu në shënjestër të aleatëve të presidentit në një fushatë “njollosjeje” që tani është në qendër të hetimit.

Ndërkohë që zonja Yovanovitch po dëshmonte, Presidenti Trump e sulmoi atë në Twitter, duke thënë se kudo që ajo ka shërbyer, punët kanë shkuar keq. Ish-Ambasadorja u përgjigj se fjalët e presidentit tingëllonin kërcënuese.

Diplomatja e karrierës, u ka shërbyer si presidentëve republikanë, ashtu edhe atyre demokratë.

Ajo dhe zyrtarë të tjerë që po dëshmojnë publikisht në seancat historike të Dhomës së Përfaqësuesve, po japin versionet e tyre të ngjarjeve, ku demokratët po mbështeten për të ngritur argumentin se sjellja e presidentit është e pafalshme.

Adam Schiff, kryetari demokrat i Komisionit të Inteligjencës, vlerësoi zonjën Yovanovitch, duke thënë se ajo u tregua “tepër e ashpër ndaj korrupsionit për disa, dhe qëndrimi i saj parimor i krijoi asaj armiq.”

U bë e qartë se “Presidenti Trump donte që ajo të linte postin,” tha ai.

Numri dy i komisionit, republikani Devin Nunes i Kalifornisë, u ankua se seancat dëgjimore ishin një “shfaqje televizive që zgjaste tërë ditën”.

Ai u ankua se demokratët po mbështeten në dëshmi të formës së thashethemeve, nga dëshmitarë që kanë informacion për veprimet e zotit Trump vetëm nga burime të dorës së dytë. Ai bëri gjithashtu presion që komisioni të dëgjojë dëshmi edhe nga një informator anonim, i cili paralajmëroi për herë të parë zyrtarët në lidhje me thirrjen telefonike të Presidentit Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në muajin korrik, që është në qendër të hetimeve.

“Këto dëshmi nuk duhet të bëheshin fare,” tha ai.

Me hapjen e seancave dëgjimore të premten, Shtëpia e Bardhë publikoi një transkriptim të përafërt të një telefonate të mëparshme që zoti Trump kishte patur me Presidentin e Ukrainës dhe që ishte kryesisht urim me rastin e zgjedhjes së Zelenskiy-t.

Zonja Yovanovitch dhe diplomatë të tjerë kanë thënë se Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit Trump, ishte njeriu që drejtonte atë që ata e quajnë ‘kanal të parregullt’ jashtë rrjedhës diplomatike të marrëdhënieve SHBA-Ukrainë.

DEMOKRATËT DHE REPUBLIKANËT FORCOJNË MESAZHET

Sot, në ditën e dytë të seancave historike për të shqyrtuar shkarkimin e presidentit të 45-të të SHBA, demokratët dhe republikanët po forcojnë mesazhet e tyre për votuesit ndërsa përpiqen të bëjnë për vete opinionin publik.

Amerikanët janë të pozicionuar thellë në dy kampe në lidhje me hetimin për shkarkimin e Presidentit.

Kjo ka rezultuar në një betejë politike në rritje që do të verë në provë vendin në një nga epokat më polarizuese të kohëve moderne.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi të enjten preferoi të përdorte një fjalë më popullore, “rryshfet” për të përshkruar veprimet e zotit Trump, në vend të frazës latine “quid pro quo” (më jep të jap) që demokratët kanë përdorur rëndom deri tani.

“Quid pro quo: rryshfeti”, tha zonja Pelosi për thirrjen telefonike të Presidentit Trump më 25 korrik, në të cilën ai i kërkoi Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy një favor.

Presidenti Trump thotë se telefonata ishte e përsosur.

Nga ana e saj zonja Pelosi tha: “Ishte përsosmërisht e gabuar. Ishte rryshfet”.

Të enjten, Presidenti Trump vazhdoi të sulmonte hetimet si “një mashtrim”. Ndërkaq, udhëheqësi i republikanëve të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy hodhi poshtë dëshmitë e paraqitura në seanca si thashetheme dhe informacion të dorës së dytë.

Në thelbin e tij, hetimi për shkarkimin e presidentit ka të bëjë me telefonatën e Presidentit Trump në muajin korrik me Zelenskiy-n që fillimisht tërhoqi vëmendje kur një kallëzues anonim paraqiti një ankesë.

Në bisedën telefonike të korrikut, zoti Trump kërkoi një “favor”, sipas një versioni të dhënë nga vetë Shtëpia e Bardhë. Ai shprehu dëshirën që Ukraina të hetonte demokratët dhe rivalin e tij Joe Biden, kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Më vonë u zbulua se administrata po ia vononte ndihmën ushtarake Ukrainës./VOA

Tags: dashDonald Trumphetimetish-ambasadorja

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

22:39 | 09/04/2026
Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban
Bota

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s
Bota

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Next Post
Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten, prandaj duhet ndërmjetësim

Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten, prandaj duhet ndërmjetësim

Trafikonte emigrantë drejt Britanisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Trafikonte emigrantë drejt Britanisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Braçe publikon foton, ‘paralajmëron’ Metën

Braçe publikon foton, 'paralajmëron' Metën







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com