Editorial - Opinione

Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten, prandaj duhet ndërmjetësim


               Publikuar në : 20:50 - 15/11/19 M S

Nga: Ervis Iljazaj

Të gjitha diskutimet për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese tregojnë vetëm një gjë. Që Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten. Nëse do të ndiqeshin të gjitha procedurat për ndërtimin e organeve të reja të Drejtësisë ashtu sikurse  vetë Kushtetuta e Shqipërisë përcakton, Reforma në Drejtësi dhe organet e saj ndoshta nuk do të arrinin asnjëherë të përfundonin.

Përshembull, për emërimin e antarëve të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që radhën për emërimin e tyre ta ketë Gjykata e Lartë.  Mirëpo, siç dihet, Gjykata e Lartë për momentin nuk ekziston, e cila mund të formohet pas një vitit. Në këtë kuptim, duhet të presnim akoma dhe nje vit tjetër për të patur një Gjykatë Kushtetuese sipas frymës së saj.

Po ashtu, edhe për SPAK po tentohet të ngrihet në mënyrë jo të plotë. Flitet që do të ngrihet edhe me 8 anëtar, kur në fakt ky nuk është nurmi që parashikon Kushtetua për të.

Kështu që, të flitet për kushtetutshmërinë ose jo të mënyrës se si po ngrihen organet e reja të drejtësisë nuk ka kuptim, pasi të ndiqet çdo procedurë ashtu sikurse parashikohet në Kushtetutë është pothuajse e pamundur.

Për këtë arsye, aleatët ndërkombëtar të Shqipërisë janë të ndërgjegjshëm që Kushtetua e Shqipërisë për zbatimin e Reformës nuk mund të respektohet pikë për pikë. Prandaj, kanë vendosur pothuajse me një vendim politik që ecuria e saj të vazhdojë dhe mos të humbet asnjë ditë më  shumë, pavarësisht nëse respektohet fryma kushtetuese plotësisht apo jo.

Sepse, po ashtu janë të vetëdijshme se nuk ishin aq të kujdesshëm kur e hartuan atë, duke mos parashikuar fazën tranzitore, mungesë e cila ka sjell të gjithë boshllëqet dhe interpretimet e ndryshme, të gjitha sipas interesit të njërës palë politike ose tjetrës, ose të një institucioni apo tjetrit.

Duke parë këtë situatë që  Reforma e ka futur veten e saj, lipsej nga klasa politike shiptare dhe instucionet e Republikës së Shqipërisë një lloj bashkëpunimi për të kapërcyer ngërcet që faza tranzitore po krijon. Por, po ndodh totalisht e kundërta. Jo vetëm që institucionet në Shqipëri nuk bashkëpunojnë, por janë në një krizë tjetër, e cila me të gjitha gjasat sa do të vijë dhe do të thellohet, duke venë në diskutim legjitimitetin e organeve të reja të drejtësisë.

Shenja më flagrante e katandisjes së shtetit shqiptar është betimi te noteri e znj. Vorpsi, e cila pretendon që është zgjedhur në mënyrë automatike anëtare e Gjykatës Kushtetuese edhe pse Presidenti ka një dekret për një gjykatëse tjetër. Por, përtej faktit nëse ka të drejtë ose jo, betimi  përpara noterit është absurditeti më i madh që është parë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, gjë e cila nuk do shumë argumente për tu konsideruar si e tillë.

Duke patur parasysh të gjithë këtë gjendje të krijuar, e vetmja mënyrë për të zhbllokuar këtë situatë, është ndërmjetësimi diplomatik i aleatëve ndërkombëtar të Shqipërisë me palët politike dhe institucionet shqiptare, të cilët janë autorët e kësaj reforme, dhe ata që po insistojnë me shumë forcë për të ecur përpara në këtë mënyrë.  Sepse në të kundërt, kështu si po krijohen këto organe po i jepet alibi instucioneve apo politikanëve të cilat nuk do të njohin vendimet e tyre, dhe kjo do të sjellë një situatë edhe më të tensionuar seç është kjo e sotshmja.

Organet e reja të drejtësisë, duke parë kostot e mëdha që ka marrë dhe po merr shoqëria shqiptare nga kjo reformë e stërzgjatur dhe e mundshme, nuk duhet të kenë asnjë lloj dyshimi për legjitmitetitn dhe paanësinë e tyre. Në të kundërt, do të ishte sforco shoqërore, politike dhe ekonomike që nuk do të vlente asnjë nga skarificat e bëra deri më tani për të patur një drejtësi të re. /Gazeta Liberale

 

 

 

 

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT