Aktualitet

Trafikonte emigrantë drejt Britanisë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar


               Publikuar në : 21:11 - 15/11/19 B H

Një 24-vjeçar i dënuar në Shqipëri për kontrabandë, është arrestuar pas një viti në Maqedoninë Veriore.

Mësohet se shtetasi E.M, është dënuar me 5 vite burg pasi akuzohet se ishte pjesë e një rrjeti të madh shqiptar të trafikimit njerëzor.

Policia bëri një vëzhgim në parkimin e autostradës në Jabbeke natën e 18-19 shkurt. Ata vunë re se si njerëzit u dërguan në parkingun e autostradës me dy automjete dhe vendosi të ndiqte automjetet për në Pervijze, midis Diksmuide dhe Veurne.

Nga hetimi i bërë doli se banda e trafikimit të njerëzve ishte e kontrolluar nga Londra. Ndërkohë Alket D., 32 vjeç dhe dy drejtues të tjerë përfundimisht u dënuan me nga 8 vite burg.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT