Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy takimet e radhës së Shqipërisë. Më 14 nëntor, kuqezinjtë do të përballen me Andorrën, ndërsa më 17 nëntor me Francën.
Reja ka grumbulluar 26 futbollistë, ndërsa 8 të tjerë janë të gatshëm në raste dëmtimi.
Pas një mungese disa mujore, rikthehet Taulant Xhaka. Kurse Armando Broja, ka mbetur në listën e pritjes, njëjtë si Ergys Kaçe, Cekiçi, Vrino apo dhe Aliji.
Për shkak të dëmtimeve nuk janë grumbulluar: Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi dhe Amir Abrashi
Lista e plotë:
Etrit Berisha (Spal)
Alban Hoxha (Partizani)
Thomas Strakosha (Lacio)
Berat Gjimshiti (Atalanta)
Elseid Hysaj (Napoli)
Ardian Ismajli (Hajduku i Splitit)
Lorenc Trashi (Partizani)
Frederik Veseli (Empoli)
Enea Mihaj (Paok)
Kastriot Dermaku (Parma)
Hysen Memolla (Kokkolan)
Lindon Selahi (Tuente)
Taulant Xhaka (Bazel)
Keidi Bare (Malaga)
Emanuele Ndoj (Bresha)
Ledian Memushaj (Peskara)
Klauis Gjasula (Paderborn)
Kristi Qose ( Ruzembork)
Ylber Ramadani (Velje)
Ermir Lenjani (Sion)
Bekim Balaj (Sturm Grac)
Myrto Uzuni (Lokomotiva e Zagrebit)
Florian Kamberi (Hibernian)
Odise Roshi (Akhmat Grozni)
Rei Manaj (Albacete)
Taulant Seferi (Ksakaks)
Lojtarët e gatshëm:
Gentjan Selmani (Memen Spor)
Naser Alij (Honved)
Ergys Kaçe (Paoku)
Enis Çokaj (Lokomotiva e Zagrebit)
Xhakomo Vrioni (Çitadela)
Endri Çekiçi (Olimpija Ljubljana)
Ivan Balliu (Almeria)
Armando Broja (Çelsi)