Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Patozi reagon ashpër: Gjithçka varet nga humori i ‘udhëheqësit’

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Patozi reagon ashpër: Gjithçka varet nga humori i ‘udhëheqësit’

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, mjaft i drejtëpërdrejtë në qëndimin e tij të fundit, vendos pikat mbi ‘i’ për zgjedhjet e brendshme në PS. Sipas tij, të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është një teatër, dhe se nuk ka lajm për zgjedhjet në PS.

Me tone ironike, ai shkruan se ajo që nuk duhej të bëhej lajm, është kthyer tashmë në kryefjalë të ditës. I referohet mungesës së Ramës në takim. Ku në të vërtetë, për të, fokusi duhet të ishte se çfarë po ndodh me forcën politike, që mban e vetme prej më shumë se dy vitesh timonin e qeverisë.

Ai madje shton më tej se në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime. Patozi citon kjo epidemi ka prekur të gjithë sistemin politik.

Statusi

PSE NUK KA LAJM PËR ZGJEDHJET NË PARTINË SOCIALISTE?

Pothuajse po mbyllen zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste dhe nuk ndjehet të ketë asnjë vëmendje mediatike. Sot lajmi ishte që në takim mungonte Edi Rama dhe jo se çfarë po ndodh realisht me forcën politike, që mban e vetme prej më shumë se dy vjetësh timonin e qeverisë.

Mos i kërkoni më kot arsyet tek frekuenca e lartë e ngjarjeve të pazakonta, që ne prodhojmë si shoqëri dhe aq më pak tek shtypi si pasqyrë e deformuar e tyre. Nuk është faji i publikut që njeh edhe detajet më të imta të jetës së Redian Rrahjes dhe nuk ka asnjë informacion për të ardhmen e partisë më të madhe në vend, sipas zgjedhjeve të fundit.

Dikush mund të thotë se është zbehur interesi i shqiptarëve për politikën në këto vitet e fundit, por kjo është shumë larg të vërtetës. Sepse, është e kundërta, për sa kohë që politika vijon të mbetet shumë përcaktuese për fatet e tyre.

Problemi është se të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër, ndaj edhe nuk kanë asnjë lloj kurioziteti për ta ndjekur shfaqjen. Sepse në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime, dhe kjo epidemi ka prekur të gjithë sistemin politik. Sepse e njëjta histori vijon më pas me listat e deputetëve, emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe me çdo të zgjedhur tjetër në këtë vend.

Ndaj edhe lajmi sot ishte që në mbledhje mungonte Edi Rama, dhe jo se çfarë thanë, bënë apo vendosën gjithë të tjerët, që presupozohet të jenë rreth 100 mijë burra dhe gra në partinë e vetme qeverisëse në Shqipëri. Sepse gjithë të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, ngaqë secili prej tyre e ka emrin më laps dhe karriera e gjithëkujt varet thjesht dhe vetëm nga humori i “udhëheqësit”.

Është pikërisht kjo arsyeja pse refuzimi për të reformuar sistemin tonë të dështuar politik vjen kryesisht prej aty, ku gravitacioni i pushtetit të kryetarokracisë është më i fortë. Nga shefat e partive kryesore, të cilët sot mund të jenë të gatshëm të zihen për gjithçka në këtë botë, madje edhe për datën, por jo për ruajtjen e statukuosë, për të cilën duket qartë se ka një pakt të heshtur midis tyre.

Tags: astrit patoziedi ramaPSZgjedhjet

TË LIDHURA

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë
Aktualitet

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Next Post
Kreshnik Spahiu flet ‘pa doreza’, tregon pazaret politike

Kreshnik Spahiu flet ‘pa doreza’, tregon pazaret politike

“Shok i mirë për të bërë muhabet tavoline”, Kryemadhi flet për Ramën

“Një njollë e madhe turpi”, Kryemadhi flet publikisht për detyrat e opozitës

“Krimi në vendin tonë është prezent”, Sollaku komenton ngjarjen ndaj prokurorit

"Krimi në vendin tonë është prezent", Sollaku komenton ngjarjen ndaj prokurorit







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim
Sport

Vllaznia, Edi Martini: Fitore e merituar, e dinim se do të vuanim

by mirseda
20:06 | 04/04/2026
0

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i lumtur pas fitores 0-2 ndaj Partizanit. “Dua t’i bëjë...

Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”

Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”

19:58 | 04/04/2026
Dronët iranianë shkaktojnë shkatërrim mbi Bahrein, plagosen disa persona

Dronët iranianë shkaktojnë shkatërrim mbi Bahrein, plagosen disa persona

19:50 | 04/04/2026
Përshkallëzohen tensionet! Mbyllet pika kufitare Iran-Irak pas një sulmi vdekjeprurës

Përshkallëzohen tensionet! Mbyllet pika kufitare Iran-Irak pas një sulmi vdekjeprurës

19:42 | 04/04/2026
SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian, Rubio: Mbështesnin terrorizmin

SHBA arreston mbesat e gjeneralit iranian, Rubio: Mbështesnin terrorizmin

19:21 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com