Kryesore

Kreshnik Spahiu flet ‘pa doreza’, tregon pazaret politike


               Publikuar në : 17:39 - 09/11/19 M S

Ish-kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu, e ka përshkruar situatën politike, me anë të një poezie. Ai e ka titulluar poezinë “Aromë pazaresh”, ndërsa në të flet për zhvillimet aktuale politike.

Spahiu tregon për protestat e harruara nga ana e opozitës, për negociatat, për bandat të cilat duket se kanë marrë pushtetin në vend. Mjaft detajist në këtë poezi, ai nuk lë pas edhe zhurmën lidhur me vilat luksoze të kryedemokratit Basha.

Teksa ka përmendur sistemin e drejtësisë, lobimet ruse, zgjedhjet e 30 Qershorit, luftën e bandave kriminale. Emigrimin, protestat, shkarkimin e Presidentit, etj, ai në shenjë këmbane alarmi thotë se populli po ikën. Kjo pasi janë të lodhur nga aktrimi i klasës politike, dhe e liderëve të tyre.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT