Moti këtë fundjavë do të jetë i shoqëruar me reshje lokale shiu dhe me alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas IGJEUM, sot pasdite (e premte, 8 nëntor) dhe nesër (e shtunë, 9 nëntor) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Raportohet se reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.
Sa i takon temperaturave për ditën e nesërme, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet:13/ 20 °C;
-në vendet e ulëta: 12/ 20 °C;
-në vendet malore: 7/ 14 °C.