Rajoni

Gjuriç: Mitrovica, themel i mbrojtjes së identitetit të popullit serb


               Publikuar në : 15:53 - 08/11/19 L M

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç e quajti qytetin e Mitrovicës një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Këtë gjë, Gjuriç e deklaroi sot në lutjen që u zhvillua nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës me rastin e festës së Shën Mitri.

“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton.

Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme.

Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb, qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriç.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT